Prej disa ditësh Mustafa Nano dhe Andi Bushati janë përfshirë në debate në distancë midis tyre, sigurisht për qëndrimet e ndryshme në lidhje me zhvillimet politike. Andi që del kundër Ramës, dhe Nano që mbron Ramën me fanatizëm. Një mbron dhe një shan çadrën.
Mirëpo këtij debati nuk i ka shpëtuar as pena e Bujar Kapexhiut, i cili në karikaturën e sotme ka për personazh dy analsitët. Të dy të veshur thuajse njësoj, po me një ndryshim, njëri mban karvatën ngjyrë të kuqe e tjetri blu.
Ndoshta një detaj i vogël bën diferencën edhe në qëndrimet e tyre. Për Nanon në një shkrim të publikuar dje nuk ka analistë të paanshëm. Të paktën vetë qi e pranon që në qëndrimet e tij do apo sdo ka qëndrime të ndara politike.
E sigurisht që në sfond nuk mungojnë as gazetat, që publikojnë sa shkrimin e njërit dhe sa shkrimin e tjetrit. (E.K/SHUPLAKA)