Nis seanca dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ku çështja e diskutimit është ndryshimi i kontratës së marrëveshjes me kompaninë e vaksinave Pfizer.
Kryetari i Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi i kërkoi opozitës që të mos ndërpresë diskutimet, ndërsa Alfred Rushaj kërkon transparencë nga kjo kontratë “top sekret” me kompaninë e vaksinave.
Debati:
Shalsi: Është ndryshuar kontratat marrëveshja për Pfizer. Nuk mund të merrni kopjen e kontratës për shkak të sekretit që kemi me kompaninë.
Rushaj: Mund ta bëni transparente kontratën që doni të ndryshoni, po mundoheni të na hiqni fjalën
Shalsi: Mos e konsideroni si një mundësi është e drejta juaj për fjalën por mos pengoni ecurinë e diskutimeve. Secili prej jush mund të diskutojë.
Shalsi: Klauzola e veçantë për sekretin tregtar, ne nuk kemi gjë për të fshehur. Mund të jenë gjithë të gëzuar për këtë kontratë dhe marrëveshje që po bëhet
Discussion about this post