Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshi, e ftuar në studion e lajmeve në “Fax News” ka folur për nismën e fundit të qeverisë “3 lëndë në 6 orë”.
Vokshi ka thënë se kjo nismë është e pabazuar në ligj.
Ajo ka shtuar se vendi ynë është i pari në rajon që teston këtë metodë mësimi.
Vokshi ka ngritur shqetësimin se kjo lëvizje është një tekë personale e Kryeministrit.
“Në fillim u tha ka ardhur nga portalet e qeverisë. Kryeministri do të gjithë vëmendjen tek vetja. Nuk jemi kundra nismave të mira për arsimin. Duam të dimë nëse kjo nismë ka studim të bazuar. Shqetësohemi mos është tek e Edi Ramës. Asnjë vend në rajon nuk e ka këtë mënyrë studimi. Nëse nisma është një tek e Kryeministrit duhet t’a dimë. Askush nuk e di nga ka ardhur nisma “3 lëndë në 6 orë”. Kjo nismë nuk ka asnjë bazë ligjore. Duhet të ngrihet një grup pune të thotë çfarë do bëhet. Nikolla nuk sqaroi se kush inicioi nismën. Na thanë që kishte një studim, nuk na e treguan. KJo është e paprecedentë.”tha Vokshi.
(F.G/Faxweb.al)