09:31 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati në kryesinë e PD-së, çfarë tha kryetari Basha kur Gjana dhe Mezini gati sa nuk u rrahën

12:57 | 22/09/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debati në kryesinë e PD-së, çfarë tha kryetari Basha kur Gjana dhe Mezini gati sa nuk u rrahën

Një audio e publikuar sot nga mbledhja e djeshme e Kryesisë së Partisë Demokratike, ka nxjerrë në pah mosmarrëveshjet brenda Partisë Demokratike.

Jemin Gjana dhe Valbona Mezini kanë debatuar ashpër gjatë mbledhjes e cila nisi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme.

Në audion e “syri.net”, dëgjohet edhe kryetari Lulzim Basha, i cili është përfshirë në debat. Ndërkohë që Mezini nuk lejon Gjanën të mbarojë fjalën që kishte nisur, Basha i del në mbrojtje këtij të fundit.

“Më fal një sekondë, ato të gjitha që ai po i thotë po i demaskon tek ju. unë po e dëgjoj, nuk po e kundërshtoj, Genta a ka mundësi”, thotë Basha.

Mirëpo askush nuk ia vë veshin kryetarit dhe debati vazhdon.  “Po, është e vërtetë që kemi pretenduar. Kush je ti që na privon ne që të kemi apo jo ambicie? Të kesh ambicie në partinë tënde është mëkat?

Çfarë problemi ka këtu? Këto që thua ti janë mendime komuniste. Kujt i tregon ti se çfarë duhet të them dhe çfarë jo?”, vazhdon Mezini.

Kështu Basha detyrohet të ndërhyjë edhe njëherë për t’i dhënë fjalën Jemin Gjanës.

“Absolutisht jo, të mbarojë ai dhe të sillemi në mënyrë të civilizuar, Jemin”, thotë kryetari i PD-së që detyrohet të ngrejë zërin për ta dëgjuar të tjerët që bërtasin.

Ndërkohë ditën e sotme Basha ka deklaruar duke thënë se në aleancë ka vend për mendim kritik,

“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve.”, shkruan Basha paraditen e sotme.

(D.D/Shuplaka)

Etiketa: lulzim basha
Pas

Merr fund telenovela mes Neymar dhe Cavanit, braziliani i kërkon falje shokëve të skuadrës

Para

Zbardhen shkaqet pse Universiteti i Tiranës ka dalë keq në vlerësimin e britanikëve

Para
Zbardhen shkaqet pse Universiteti i Tiranës ka dalë keq në vlerësimin e britanikëve

Zbardhen shkaqet pse Universiteti i Tiranës ka dalë keq në vlerësimin e britanikëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik

Von der Leyen: Kjo javë mund të jetë kyçe për mbylljen e luftës në Ukrainë

Krimet zgjedhore! SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces

Afera “Partizani”: Sot GJKKO vendos për dërgimin në gjyq të Berishës dhe Malltezit

Vijon numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

Berisha publikon foto nga Brukseli me Sekretarin e Internacionales Demokrate: Diskutuam për farsën elektorale të 11 majit

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Joe Biden me kancer, reagon Trump: Unë dhe Melanie jemi të trishtuar për diagnozën mjekësore të fundit të tij. I urojmë shërim të shpejtë

Shpërthim vdekjeprurës në një stacion policie në Siri, së paku 3 të vdekur

Digjet gjatë natës një banesë në Magjate të Kuçovës, vetëm dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.