13:11 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati në Kuvend/ Balla: Çelim negociatat në 2019-n, Hajdari: Ju dini vetëm të bëni letra dashurie

10:45 | 30/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debati në Kuvend/ Balla: Çelim negociatat në 2019-n, Hajdari: Ju dini vetëm të bëni letra dashurie

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla  ka komentuar progres-raportin e Këshillit të Europës për Shqipërinë për të cilin tha se është tepër pozitiv dhe vjen falë arritjeve të qeverisë në plotësimin e kushteve.

Balla tha se është raporti më i mirë që ka marrë ndonjëherë Shqipëria dhe akuzoi opozitën se po bëhet penguese e integrimit të vendit.

“Është një ditë e gëzueshme për gjithë shqiptarët, padyshim kjo meritë e shqiptarëve është pikënisja kryesore ku mbështet puna e qeverisjes sonë për të përparuar në rrugën e integrimit. KE dha për shqiptarët verdiktin e merituar. Dua të jem i sinqertë se për ne ky vendim nuk ishte asgjë tjetër vetëm konfirmim i punës sonë të sigurtë. Është fakt që vitin e kaluar mori të njëjtin vendim për Shqipërinë por Këshilli vendosi shtyrjen sepse ky është nje vendim politik.

Progres-raporti i bazuar tërësisht në fakte ndonëse nuk i hapi negociatat siç rekomnadohej vitin e kaluar, qeveria vazhdoi punën me procesin Screening. Është raporti më i mirë që ka marrë ndonjehere Shqipëria. Shpreh bindjen se Shqipëria do hapë negociatat brenda vitit 2019 pavarësisht se çfarë bën opozita rrugore. Opozita rrugore u përpoq të minonte këtë process. Progres-raporti është tërësisht objektiv. Arsyeja përse ata janë bërë bashkë është kundërshtia ndaj kësaj reforme”, tha Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ndërkohë nga ana tjetër ka reaguar deputetja Rudina Hajdari e cila akuzoi drejtuesit politik në vend si pengues të integrimit të vendit duke shtuar se vendimi pozitiv i Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë do të jepet ndaj qytetarëve dhe jo ndaj klasës politike.

“Integrimi nuk mund të vijë kurrë nga të paintegruarit. Asnjë nga liderët tanë nuk e bind dot BE-në se nuk janë të fokusuar për integrimin e vendit. Jam e bindur se BE do ti përgjigjet pozitivisht interesit të shqiptarëve dhe jo të udhëheqësve të vendit. Teksa qeveritarët fajësojnë BE se kanë krijuar vonesa në këtë proces a thua vallë këtë e dinë se çfarë është integrimi kur nuk bëjnë asnjë ditë punë kur nuk e dinë se cffarë është integrimi por dinë të bëjnë letra dashurie! A thua atë që nuk e dinë çfarë është integrimi por që gënjejnë studentët për kërkesat e tyre”, tha Hajdari.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: debati ne kuvendprogres-raportiRudina Hajdaritaulant balla
Pas

Interi shkarkon Spalletin, vendin e tij e merr Conte

Para

E pabesueshme/ Sergio Ramos nuk paguan dot kredinë në bankë

Para
E pabesueshme/ Sergio Ramos nuk paguan dot kredinë në bankë

E pabesueshme/ Sergio Ramos nuk paguan dot kredinë në bankë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha për largimin e Deromemajt: “Investimin e ka pasur në PD, vlerësimin nga partia e krimit e ka zgjedhje e tij”

Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.