Avokati i njohur Spartak Ngjela u përfshi në debate të forta me avokaten Enida Bozheku për vendimin e opozitës për të djegur mandatet.
Ishte Bozheku ajo që deklaroi se kjo krizë mund të zgjidhet nga Presidenti I Republikës ku të thirrrë të gjitha palët dhe të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ndërkohë Ngjela e ironizoi duke i thënë se ajo është ende e re për të zgjidhur kauzat, por nuk ka vonuar përgjigja e menjëhershme e Bozhekut: Edhe ju jeni I ri. 25 vitet e fundit, ironizoi ajo teksa ishin të ftuar në emisionin “360 Gradë” në ora news.
Pjesë nga biseda:
Bozheku: Ne nuk kemi një Parlament që ikin 70 veta në bllok dhe t’i zëvendësojmë me të tjerë nga dhjeta e poshtë.
Ngjela: Di ta zgjidhësh si kazus? Nuk jep zgjidhje. Ke zgjidhje?
Bozheku: Po! Unë e kam! Po më lini ta them. Në këtë momente është roli i Presidentit të Republikës, i cili duhet të marrë në një tryezë të gjitha palët. Ti mund të tundësh kokën.
Ngjela: Ai nuk mund të emërojë parlamentarët. Si zgjidhet?
Bozheku: Shkohet në zgjedhjet e parakohshme.
Ngjela: Bravo! Je ende e re për të zgjidhur kauzat. Je shumë e re në zanat.
Bozheku: Edhe ju jeni i ri. 25 vitet e fundit
(F.GJ/FAXWEB.AL)