15:23 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati për Akademinë e Shkencave, Artan Fuga sfidon ish-ministren: Ftesë për debat publik

12:12 | 24/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opozita e opozitës së opozitës

Rreth 15 deputet të Partisë Socialiste kanë depozituar në Parlament projektligjin për reformimin e Akademisë së Shkencave.

Kjo ka hapur një debat të gjerë ku pjesë e tij është bërë edhe akademiku I njohur Artan Fuga. Këtë radhë përmes një ftese publike,m Fuga ka kërkuar që të organizohet një debat në një studio televizive midis tij dhe Eglantina Gjermenit që është kryesuese e këtij grupi deputetësh.

Akademiku thotë se është i hapur për një ballafaqim me ish-ministren Gjermeni ku do të tregojë edhe skandalin e radhës lidhur me reformimin e Akademisë së Shkencave.

“Nëse pranon Eglantina Gjermeni, e cila si deputete e ka për detyrë transparencën publike, propozoj të thirren edhe drejtuesit aktualë të ministrisë të arsimit, zëvendës deputetja Lindita Nikolla”, shkruan Fuga

Reagimi i plotë:

Ftesë për organizim debati publik në studio televizive
——–

Meqënëse deputetja ish ministre Eglantina Gjermeni doli publikisht si zë i grupit të deputetëve që kanë paraqitur si projektligj në Kuvend (pasi e kanë përvetësuar) propozimin antireformë të akademisë të shkencave,

u bëj thirrje moderatorëve të studiove të debatit televiziv të organizojnë mes saj dhe meje, si përfaqësues i platformës alternative për reformimin e akademisë të shkencave, që ka me dhjetra mbështetës në mjediset universitare, një ballafaqim ku do të paraqes skandalin e radhës.

Nëse pranon Eglantina Gjermeni, e cila si deputete e ka për detyrë transparencën publike, propozoj të thirren edhe drejtuesit aktualë të ministrisë të arsimit, zëvendës ministri Redi Shtino, deputetja Lindita Nikolla, sekretari shkencor i akademisë të shkencave Vasil Tole, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, akademik, shefi i protokollit të kryeministrit që mesa duket thonë që qenka ngarkuar me këtë punë sipas burimeve të pautorizuara nga ministria e arësimit (unë nuk e besoj por në të kundërt ai duhet t’a përgenjështrojë) dhe kushdo deputet tjetër i këtij grupi.

Pres përgjigje për këtë thirrje ku do të informoj publikun për shumë gjëra tejet interesante.

Kujtojmë se rreth 15 deputet të Partisë Socialiste depozitojnë në Parlament projektligjin për reformimin e Akademisë së Shkencave. Mes tyre janë emra, si Eglantina Gjermeni, Anastas Angjeli apo Vilma Bello, të cilët i kërkojnë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në bazë të nenit 81, pika 1 e kushtetutës, por edhe në bazë të rregullores së Kuvendit, shqyrtimin për miratim në Kuvend nismën ligjore, projektligjin “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.

Ndër të tjera, në relacionin shpjegues shkruhet qëllimi i këtij ligji, që është përcaktimi i kuadrit ligjor për organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Akademia e Shkencaveartan fugaeglantina gjermeniftese per debat publik
Pas

Kamioni përplas motorçikletën, plagosen 2 persona

Para

Aksident me makinë, vdes shqiptari 26-vjeçar, plagosen 2 të tjerë

Para
Aksident në aksin Ersekë-Korçë, mjeti përplas motorrin dy të plagosur rëndë

Aksident me makinë, vdes shqiptari 26-vjeçar, plagosen 2 të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

“Parada e krenarisë”, komuniteti LGBTQ+, marshim në Tiranë, ambasadori Gonzato: Nuk kërkojnë dhembshuri, por respekt

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Monitorimi me dron në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza inaguron laboratorin në Tiranë për përpunimin e të dhënave

SHBA/ Rubio shkarkon 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë përmes emailit

Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.