21:21 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati për korrigjimin e kufijve, Kryetari i Komunës së Bujanovcit: Diskutimet janë pozitive, nuk pranojmë zgjidhje të pjesshme

12:22 | 10/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debati për korrigjimin e kufijve, Kryetari i Komunës së Bujanovcit: Diskutimet janë pozitive, nuk pranojmë zgjidhje të pjesshme

Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, në një intervistë për Fax News për gazetaren Armela Ferko ka folur mbi debatin e krijuar për korrigjimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Kamberi u shpreh se të gjitha këto diskutime janë pozitive, pasi sipas tij pas shumë kohësh po sillet në vëmendje çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Gjithashtu ai theksoi se nuk është për një zgjidhje parciale pasi mund të shkaktojnë eksode të reja shqiptare dhe humbje të territoreve strategjike.

“E kemi cilësuar si diçka pozitive që po ndodh në kohët e fundit, pas një harrese të disa viteve Lugina e Preshëvës është sërish në vëmendje të faktorit kombëtar, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare. Prandaj këtë në e shohim si një mundësi të re për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshëvës që të diskutohet në nivele më të larta. Ne kemi potencuar një takim me presidentin Thaçi për këtë çështje. Pasi dhe Serbia ka dalë me opsionin e shkëmbimit të kufijve dhe me këtë rast ofron Komunën e Preshevës për katër komunat e veriut të Kosovës, për ne kjo do të ishte një zgjidhje parciale.

Lugina  e Preshëves përfshin tre komunat me shumicë shqiptarë dhe kemi kërkuar që të trajtohet si tërësi dhe jo që pjesa tjetër e shqiptarëve të mbetet në Serbi. Të bëhët kështu siç është ajo në territoret ekzistuese. Presidenti Thaçi na ka premtuar që kërkesat tona t’i paraqesi në tryezën e bisedimeve.

Kërkesa e gjithë spektrit politik shqiptar në Luginën e Preshevës ishte dhe është përfshirja e çështjes së shqiptarëve në bisedimet me Serbinë, dhe gjetja e zgjidhjes për statusin e shqiptarëve të këtushëm përmes aplikimit të parimit të reciprocitetit me këtë shtet.

Zgjidhja e pjesshme do të thotë së pjesa tjetër do të mbesin pakicë pa mundësi të realizimit të drejtës. Pastaj do të ketë shpërngulje masive në këto territore.

Bashkësia ndërkombëtare është ajo që është ndërfutur. Ne kemi thënë që kjo temë e territorit duhet të trajtohet në tërësi dhe në reciproritet të drejtash. Lugina e Preshevës duhet të jëtë temë e zgjidhjeve në Bruksel. Ne jemi që mos të dëmtohet Kosova, por lugina e Preshëvës duhet të përfshihet në këtë proces diskutimi.

Ne e kemi thënë dhe publikisht dhe do të presim në ditët në vijim se cili opsion është më i mirë për Kosovën, por duhet të përfshijë dhe një zgjidhje të mirë për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Nëse ky proces përfundon pa përmendur Luginën e Preshëvës, do të jetë një shans i humbur për ne dhe do të ketë një shpërngulje të banorëve. 

Procesi i Brukselit nuk mund të përfundojë pa bashkësinë ndërkombëtare dhe qëndrimi i tyre është mjaft i rëndësishëm. Ajo që ne do të insitojmë është se ky është rasti i fundit që ne të kërkojmë në bashkëbisedime Luginën e Preshevës.”

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: shaip kamberi
Pas

Korçë/ Kapen 20 refugjatë, mes tyre femra dhe fëmijë (Video)

Para

E dinit që këto 5 pjesë të trupit tregojnë moshën tuaj?

Para
E dinit që këto 5 pjesë të trupit tregojnë moshën tuaj?

E dinit që këto 5 pjesë të trupit tregojnë moshën tuaj?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.