Ditën e djeshme Partia Socialiste, LSI dhe partitë e tjera kanë dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për deputetë.
Ylli Manjani dhe pse ishte i përfshirë në listat e LSI-së nuk pranoi kandidimin për deputet pasi sipas tij zgjedhjet e opozitës janë një farsë.
Edhe sot ai vijon më tej duke thënë se debati mbi listat është i kot sa kohë që është vetëm një parti për tu votuar.
‘’Është i kotë gjithë debati mbi listat. Votuesit nuk zgjedhin, thjesht votojnë partinë! Ndaj që të mos votohet vetëm një parti, duhet opozita!’’, shkruan Manjani.
‘’Jam propozuar për listë e jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!’’, shprehej dje Manjani. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post