Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, teksa fliste për listat e PD-së, ka deklaruar se do të mbajë përgjegjësi nëse humbet zgjedhjet.
BISEDA:
Basha: Te ekipi im fitues është ekipi qeverisës blend Fevziu.
Fevziu: Po po dole humbës kush do e mbajë përgjegjësinë zoti Basha
Basha: Po lëre se e bëre bajat këtë punë, do fitojmë
Fevziu: Jo më jo, padyshim
Basha: 33% janë nën moshën 35 vjeç, 42% janë nën moshën 40, 29% nga 140 janë gra, 82% nuk kanë qenë kurrë deputetë. Kjo është lista ime, kjo është lista Basha, kjo është lista e PD
Fevziu: A e mbani ju listën e plotë për këtë listë
Basha: Jo po e mban ti
Fevziu: E mbani
Basha: Kush e bën listën ai e mban
Fevziu: Që do të thotë në rast humbjeje ju do mbani përgjegjësi të plotë?
Basha: Totalisht (D.D/shuplaka)
Discussion about this post