14:32 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati për masat ndaj pandemisë në Shkodër, Bashkia nuk ndalet, kërkon që të jetë e pranishme në procesin e vendimmarjes së…

19:29 | 15/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dyndja në tregjet e hapura, pas Kombinatit, edhe në Shkodër merren masa të ashpra (Njoftimi i Bashksië)

Shkodra është një ndër qarqet më të prekura në vend e cila ka shënuar gjithsej 71 raste me koronavirus.

Në lidhje me situatën në këtë qytet  Bashkia Shkodër ka vijuar marrjen e masave brenda juridksionit të saj dhe konkretisht nëpër tregje për sigurimin e masave parandaluese të përhapjes së infeksionit.

Gjithashtu sot Bashkia Shkodër i ka kërkuar Prefektit të këtij qarku dhe komisionit të mbrojtjes civile në Shkodër që të të rrisë numrin e testimeve në territorin e këtij qyteti, një thirrje e përsëritur kjo si dhe ka kërkuar që të jetë e pranishme në procesin e vendimmarjes së gjurmimit, identifikimit të personave që dyshohen të infektuar.

Kërkesa e Bashkisë Shkodër:

“Lënda: Kërkesë për marrjen e masave shtesë për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së COVID19

INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

KOMISIONIT TË MBROJTJES CIVILE TË QARKUT SHKODËR

Të nderuar,
Prej datës 9 mars 2020, Bashkia e Shkodrës punon në territor me grupet e punës për dezinfektimin, higjienizimin, pastrimin, shërbimin për individët dhe familjet në nevojë, për sigurinë dhe orientimin e qytetarëve për të zbatuar rregullat e domosdoshme për distancimin fizik.

Duke verifikuar që po shtohen rastet e konfirmuara pozitiv në institucionet publike (spital rajonal, prokurori, polici) dhe në bizneset aktive, është e domosdoshme marrja e masave shtesë për mbrojtjen e qytetarëve të Shkodrës, dhe administratës publike që shërben.

Me qëllim sigurimin e mbrojtjen e qytetarëve dhe vazhdimësisë së shërbimeve bazë ne territor kërkojmë:

Rritjen e numrit të testimeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
2. Pjesëmarrjen e Bashkisë Shkodër në procesin e vendimmarrjes së gjurmimit, identifikimit të personave në risk për shkak të kontaktit me individ të konfirmuar pozitiv me COVID19.
3. Kryerjen e testimit për personelin që shërben në rrugë dhe në kontakt me qytetarët: personeli i spitalit rajonal, shërbimit shëndetësor parësor, policisë së shtetit, policisë bashkiake, punonjësve të UKSH Shkodër, punonjësve të shërbimit social, vullnetarëve, punonjësve të shërbimit të pastrimit dhe gjelbërimit, shpërndarësve të postës shqiptare, etj.
4. Informimin zyrtar për familjet dhe individët e konfirmuar pozitiv në territorin e Bashkisë Shkodër.

Vlerësojmë shumë të rëndësishme që të sigurojmë vazhdimësinë e punës në shërbim të qytetarëve, sigurimin e stafit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i transmetimit të COVID19.

Në pritje të përgjigjes tuaj,
KRYETAR

Voltana Ademi”.

Etiketa: bashkia shkoderkoronavirusi ne shkodermasat e marra
Pas

“Fondet në Shqipëri shkojnë për të blerë komplete testesh”, Palmer për ‘VOA’: Qeveria duhet të jetë e aftë t’i përgjigjet nevojave të…

Para

Britania nuk del akoma nga situata kritike, 761 përsona humbën jetën në 24 orët e fundit

Para
Ish-sportisti i Vllaznisë telefonon studion e lajmeve: Takova pacientin zero në Shqipëri, jam vetë-karantinuar

Britania nuk del akoma nga situata kritike, 761 përsona humbën jetën në 24 orët e fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.