Gjatë ditës së sotme është diskutuar shumë në media, nëse është mbuluar apo jo monumenti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, gjatë ceremonisë së festës së Kurban Bajramit, kjo për shkak të ekranit të madh të vendosur.
Këtij debati i është bashkuar edhe kreu i PBDNGJ-së Vangjel Dule, i cili fajëson kryeministrin Edi Rama për debatin në fjalë.
“Kaq larg të çon makiavelizmi z Rama sa të mendosh se me një perde mund të fshehësh edhe identitetin, edhe historinë?!”, shkruan Dule.
Më herët, “Shuplaka” publikoi një video ku dukej qartë që Skënderbeu nuk është mbuluar megjithatë diskutimi ende vazhdon. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post