Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës nuk kanëshkuar në debatin në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi, “Të Paekspozuarit”, ku po debatohet për sheshin “Skënderbej”.
Që në nisje të emisionit, drejtuesi i tij u shpreh se kryetari dhe nënkryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe Arbi Mazniku nuk kanë pranuar të jenë në studio.
“Karrikia këtu është bosh. Mazniku dhe Erion Veliaj mund të vijnë kur të duan”, tha Rakipi.
Në debat janë të ftuar analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, ndër më kritikët për punimet në sheshin “Skënderbej” si dhe politikani Gjergj Bojaxhi. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post