Në një kohë kur e gjithë vëmendja mediatike është përqendruar në “Timonin e qeverisjes”, gazetarja Sonila Meço ka ironizuar kryeministrin Rama përmes një fotografie të publikuar në Facebook.
“Ambicja për t’i dhënë vetë makinës nuk ka vlerë kur je në rrugën e gabuar…(prej 44 muajsh)”, shkruan gazetarja.
Në këtë periudhë fushate zgjedhore, Edi Rama u ka kërkuar votuesve që të votojnë vetëm atë dhe t’ja japin timonin në dorë vetëm atij, pa mbajtur të tjerë në prehër, duke iu referuar LSI-së.
Pak ditë më parë, Ramaka deklaruar se Ilir Meta ka ndarë pushtet dhe ka përfituar prej tij në fillim me PD-në dhe më pas me PS-në, por në fund ka drejtuar gishtin nga partia e madhe duke akuzuar se faji ishte i tyre.
“LSI kërkon ta mbajë një dorë në timon dhe dorën tjetër ta ketë të lirë të akuzojë sa herë vjen radha për të ndarë pushtetin duke akuzuar partinë e madhe”, ka deklaruar Rama.
Por duhet të sjellim në vëmendje që shprehjen e famshme tashmë që “makina nuk drejothet me dy timonë”, e ka përdorur për herë të parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë fushatës që po zhvillon në zonën e Tiranës, Tahiri ka theksuar se makina nuk drejtohet me dy timonë, dhe ky një sulm ndaj LSI-së pasi PS është ende në koalicion me LSI-në. (D.D/Shuplaka)