19:07 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati për “Zotin”, Grida Duma reagon ndaj Ledi Shamkut

19:58 | 21/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ledi Shamku- Grida Dumës: “Zonjë mos thoni marrina, banalisht siç flisni ju… Zoti ju ndjeftë!”

Pas deklaratave të Ledi Shamkut ndaj Grida Dumës, kjo e fundit ka reaguar. E pyetur nga “Shuplaka” nëse kishte diçka për të thënë për reagimin e Shamkut mbi përkatësine e Zotit, Grida Duma na u përgjigj: Ledi është menduar gjatë a të shkruajë apo jo për atë çka them unë, unë nuk mendohem aspak a vlen t’i përgjigjem Ledit apo jo!

Debati nisi kur deputetja e PS-së shkroi në rrjetet sociale ndaj Grida Dumës e cila u shpreh më herët në lidhje me Zotin: Të djathtit i shkon e të majtit nuk i shkon (të përmendë zotin).

Shamku shkroi: Jam e majtë dhe besoj në Zot, zonjë! Sipas jush nuk më “shkoka” ta thërras se qenkam e majtë?! Unë besoj te Zotynë, jam katolike dhe Krishti për mua është Modeli Shpirtnor e Publik. Për si e shoh unë, Krishti më bën edhe më të majtë seç jam vetë e majtë. Duhet të ketë rëndësi veçse për ju, se Zoti është i Njeriut padallim e s’ka teserë politike. Shkoni tash e mos thoni marrina! E Zoti ju ndjeftë për sa thatë e më ndjeftë edhe mua në paça gabuar kund!

REGIMI I PLOTË I LEDI SHAMKUT: 

Ruamë o Zot nga të paditurit e vetëquajtur politikanë të ditur!

Ka një proverb Frang Bardhi në Dictionarium-in e tij që thotë: “Mos i nep kurrë të drejtë të padijshmit!”. E ndoshta as unë s’duhet të merrem me të “diturit” e padijshëm, se në një farë mënyre i bëj jehonë padijes.

E kështu u mendova cazë dhe po i kërkoj ndjesë Frangut tonë pse nuk po i vë vesh. Dëgjova para do ditësh Grida Dumën kur deklaroi se një politikan i djathtë paska të drejtë të “thërrasë” Zotin, ndërsa një politikan i majtë nuk e paska këtë të drejtë, madje për ta perifrazuar zonjën: “të djathtit i shkon e të majtit nuk i shkon”.

Zonjë, së pari, kështu banalisht si e thoni ju, i bie që Zoti të jetë një aksesor, i njëjtë me buzëkuqin a këpucët (Zot, më fal për këtë blasfemì!), aksesor i cili i “shkon” ose nuk i “shkon” një veshjeje të caktuar politike. Dhe ky konceptim është mirëfilli mjerim mendimi, përveçse sarkazëm e thellë njerëzore.

Zonjë, së dyti, kështu banalisht siç e thoni ju, i bie që Zoti të ketë teserë partie politike, dhe sipas jush ka teserë të djathtë. Dhe ky konceptim është mendjezbraztësi, përveçse talent për të folur qesim.

Zonjë, së treti, unë jam e majtë (jo thjesht për nga tesera, zonjë, por se besoj fort që bota nuk duhet të jetë ende e ndarë në njerëz që njomen në lekë e në ca njerëz që s’kanë ujë të njomin buzët; në ca njerëz që veshin qentë me kashmir e në ca njerëz që s’kanë as rrecka. S’kam asgjë kundër kamjes dhe mundësisë, por kam shumë kundër skamjes dhe pamundësisë). Pra jam e majtë në shpirt dhe e majtë do mbetem deri ditën time të fundit në tokë.

Jam e majtë dhe besoj në Zot, zonjë! Sipas jush nuk më “shkoka” ta thërras se qenkam e majtë?! Unë besoj te Zotynë, jam katolike dhe Krishti për mua është Modeli Shpirtnor e Publik. Për si e shoh unë, Krishti më bën edhe më të majtë seç jam vetë e majtë. Më mëson të mos gjykoj por të kuptoj e të ndjej. Më mëson të jem kritike ndaj Pushtetit por të mos lakmoj Anarkinë. Më mëson të mos i mbyll sytë para skamjes. Më mëson të kem frikë nga e keqja ime e të kem shpresë se po u pendova, jam e falur. Më mëson se Ai më ka krijuar në shëmbëlltyrë të Vet, pra unë duhet ta përdor arsyen time se është dhuratë e Tij. Më mëson t’i kem zili të fundit, zonjë, se të fundit kanë me qenë të parët. Më mëson të jetoj në bashkësi e jo në parì! Krishti më bën edhe më të majtë seç jam, zonjë, po pak rëndësi ka kjo për ju. Duhet të ketë rëndësi veçse për ju, se Zoti është i Njeriut padallim e s’ka teserë politike. Shkoni tash e mos thoni marrina! E Zoti ju ndjeftë për sa thatë e më ndjeftë edhe mua në paça gabuar kund! (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: grida dumaLedi Shamku
Pas

“Armina i dha rrugë vetë kësaj pune”, Arben Mevlani zbulon si u takua me krushk Berishën (VIDEO)

Para

Rama përgatitet për 29 prillin, letër Llallës: Verifiko deputetët socialistë (Dokumenti)

Para
Rama përgatitet për 29 prillin, letër Llallës: Verifiko deputetët socialistë (Dokumenti)

Rama përgatitet për 29 prillin, letër Llallës: Verifiko deputetët socialistë (Dokumenti)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Destinacioni ishte Durrësi, bllokohet anija tregtare në Sardenjë të Italisë: Ishte jashtë standarteve të sigurisë

“Ushtria është në krizë”, raporti auditues jep kritika të forta për mbrojtjen gjermane

Varre të lashta më shumë se 3000 vjeçare zbulohen në Egjipt

PAMJE tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç

Administrata Trump kërkon të anulojë kontratat federale me Harvardin me vlerë rreth 100 milionë dollarë

Kandidatja e PD-së në Durrës ankimim në KQZ, pse Ulliri pretendon mandatin e Ndojës

Vrasje makabër në Brazil/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.