Një krim për një arsye të parëndësishme ka ndodhur të premten në Kallithea, Greqi ku një peshkatar 76-vjeçar është goditur me grusht nga një boksier 48-vjeçar, emigrant nga Kazakistani. Si pasojë peshkatarit të moshuar i ka rënë të fikët pas pak minutash.
76-vjeçari ishte duke peshkuar në sheshin e Ujit dhe kazakistansi u shqetësua nga një shikim i të mashuarit pasi boksieri po notonte duke larguar peshqit që i moshuari po priste të kaptepe. Si pasojë e një debati 48 vjeçari e goditi me grusht. I moshuari vdiq pesë minuta më vonë dhe u dërgua në spital ku u konstatua i vdekur. Shkaku i vdekjes është një episod ishemik.
Bëhet e ditur se 48-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes por policia e ka gjetur në një kafene dhe e ka arrestuar. Autori akuzohet për vrasje me dashje.