Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në Fax News përballë gazetarit Bledian Koka është shprehur se pala greke nuk ka paraqitur asnjë kusht ndaj palës shqiptare lidhur me kufirin detar
Bledian Koka: Një situatë koncensionesh për hir të integrimit po shfaqet eshe në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Përvec lëshimeve të tjera, pakti detar duket si kulmi i këtij raporti qe jem territor për të marrë integrim. Sa ngjan kjo marrëveshje sot me atë që bëtë ju përpara 9 vitesh?
Sali Berisha: Absolutisht jo. Ju garantoj ju dhe çdo shqiptar se pala greke nuk ka paraqitur asnjë kusht, zero kushte ndaj palës shqiptare për atë marrëveshje apo për çdo hap tjetër. Marrëdhëniet e qeverisë së PD me Greqinë gjatë qeverisjes së Papandreut kanë qënë të ngrira për shkak të raporteve të mia personale me të. Ai erdhi këtu dhe në 97 më thotë se do ikësh tani. Po pse do iki, e pyes. Se je në moshë tani më thotë. Dhe unë ja ktheva ashtu siç meritonte se burrë më të mençur në Ballkan se baba yt nuk ka, sepse ka thënë se Zoti mos e lëntë Greqinë në duart e tua. Ai ishte inatçor kurse unë jo, unë isha që të zhvilloja dialog me të por sapo u ndërrua qeveria Karamanlis, i cili është një mik, filluam të zëmë kohën e humbur në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ti afrontojmë ato. Një nga këto ishte çështja e kufirit detar. Nuk ka kufi detar të përcaktuar midis dy vendëve. Ka vetëm një paragraf më pak se dy rreshta në protokollin e Firenzes por kufiri detar është për t’u përcaktuar. U bë një punë dy vjeçare tërësore. Ne zgjodhëm metodën e barazlargësisë, e cila është zbatuar në mënyrën më korrekte kjo metodë. Ka një ekspertizë ndërkombëtare për këtë. Kur ti bën një ndarje normale është që të kërkosh të marrësh maksimalen, por maksimalen nuk e merr kurrë pa patur përpara një palë që kapitullon. Atëherë në këtë dialog do përpiqesh të marrësh optimalen. Pra u zbatuar parimi i barazlargësisë. Në 80 apo 90 nene të Gj. K. nuk ekziston asgjë nen i vetëm që të faktojë që Shqipëria ka humbur 1 metër katror, me matje jo me deklarata politike. Problemi është që ajo marrëveshje u rrëzua për interesa të një pale të tretë. PS u bë vetëm masha e atyre interesave. Pala greke siç u kërkoi këtyre na e kërkoi dhe ne që ta rinegocionim. Ne i thamë jo sepse marrëveshja që arritëm dështoi, dhe një nga kushtet kur nuk rinegocion por shkon në gjykatë është kur marrëveshja dështon. Ne duhet të shkonim në gjykatë ndërkombëtare. Pala greke hezitoi në fillim por pastaj e pa që nuk kishte rrugë tjetër dhe e pranoi plotësishte. Atëherë, le të ishte gjykata ndërkombëtare ajo që do vendosë se cili do jetë vija e kufirit midis dy vendeve. Cfarë po ndodh tani. Përveç spiunit, u përzunë dy diplomatë rus por Muçollarin nuk ja dhanë me vete. Ata u përzunë …
Bledian Koka: Po thoni që Muçollari është spiun i rusëve?
Sali Berisha: Po them që është spiun i fuqive jo të NATO-s
Bledian Koka: Si ka mundësi që ky spiun ka një çertifikatë sigurie që njihet nga NATO?
Sali Berisha: Me as siguri sa nuk i jepnin çertifikatën e sigurisë Visho Ajazit, Drejtorit të Shish nuk i jepnin çertifikatën. Muçollari është larguar nga shërbimi ushtarak për këto arsye dhe jo vetëm në vitet 10-11 por dhe në 2004 për të njëjtat probleme. Pra ky njëri, peng i njëqind problemeve zgjidhet për të përcaktuar kufirin. Dhe na doli që Greqia do të kalojë nga 6 milje…
Greqia i ka me ligj 6 miljet. Në vtin 94 apo 95 parlamenti grek vendosi që të autorizojë qeverinë që me ligj mund të kalojë mbi 6 milje por në marrëveshjen me Italinë Greqia ka firmosur për 6 milje. Turqia ths se po e bëri këtë parlamenti të mblidhet që të nesërmen e ti shpallë luftë Greqisë, për shkak të 3000 ishujve që ka Greqia nuk mbetet më det as Mesdhe e as Egje nëse ndodh kjo. Dhe tani çfarë bëri Rama? Pasi i prishi marrëdhëniet në një shkallë që nuk kishin qënë kurrë, ju kujtohet besoj kur nga shkallët e kryeministrisë me Vuçiç në krah i çonte mesazhe të egra Tsiprasit, ndërmorrën grekët kundër mësymjen e tyre dhe jo që ky si futi dote nën tavolinë por e kundërta ndodhi. Në kundërshtim me Kushtetutën, me vendimet e Gj. K. arriti në një kohë dy-tre mujore Marrëveshjen e Detit dhe marrëveshje të tjera.
Bledian Koka: Ju thoni që e ka arritur marrëveshjen?
Sali Berisha: Absolutisht unë them ate që ka thënë vetë Rama, atë që kanë thënë autoritetet greke, të cilat për hir të së vërtetës kanë qënë shumë më transparente me njerëzit e tyre se sa këta. Pra këtë marrëveshje e stisi kryespiuni për interesa të të tjerëve. Vetëm fakti i kalimit të Greqisë në 12 milje, gjë që smund të ndodhë se ajo është në negocim, pasi kufiri nuk është i përcaktuar. Se një akt i tillë është sfidant dhe i jep dhe Shqipërisë të drejtën të marrë vendime unilaterale pastaj dhe çon drejt konfliktit. Por përkundrazi, pala shqiptare ra dakort që Greqia të kalojë në 12 milje. Kalimi i Greqisë nga 6 në 12 milje bën që Shqipëria të humbasë minismumi 1700 deri në 2100 km katror det, sepse i futën Ramës dy këmbët në një këpucë. Asnjë të drejtë nuk ka qeveria greke që të bllokojë procesin e integrimit. Sepse ne e kemi dërguar në gjykatë, dhe të gjitha vendet e tjera anëtare di ti thonin se ajo është një shtet demokratik, anëtar i BE, që ka pranuar dhe deklaruar se pranon vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB ndaj nuk mund ta bllokojë Shqipërinë kur ajo ka pranuar zgjidhjen e gjykatës. Kështuqë çështja e kufirit detar me Greqinë, jo nuk bëhej një mollë sherri por përkundrazi skontohej krejtësisht nga axhenda. Por këta gënjejnë. Lexoja një ditë kushtet që deklaronte Rama nëpërmjet Ditziut të tij se kur shkohet në gjykatë. Kishte rënë brenda me të dy këmbët. Të treja kushtet që citonte ishin që të treja të plotësuara në Gjykatë.
Bledian Koka: Lexova reagimin tuaj për autorizimin që Presidenti i Republikes për nisjen (apo përmbylljen) e negociatave sic e quani ju procesin, te cilin duket se e bëri pasi futi në grupim një përfaqësues të tij, zotin Ksenofon Krisafi. Megjithatë duket sikur e mbrojtët presidentin duke thënë se e kanë gënjyer. Mendoni se është kaq e thjeshtë kjo?
Sali Berisha: Për definición presidenti nuk mund të bllokojë autorizimin. Presidenti ka të drejtë të kërkojë plotësimin e kushteve por smund të themi se pas plotësimit të kushteve ta bllokojë më pas. Jo, nuk është vendosur kjo praktikë fatmirësisht dhe është respektuar fryma e Kushtetutës. Në këtë drejtim absolutisht e kanë gënjyer, se president që të firmosë për spiunin në ekip nuk mund të ketë. Ai duhet të vinte aty si kusht që ky njëri në ekip nuk mund të jetë. Ka kërkuar dokumenta ai dhe nuk i kanë çuar asgjë ose i kanë çuar dosje të cilat e nxjerrin atë një patriot të tipit Edi Rama, çka do të thotë që komisioni parlamentar duhet të ndërmarrë hetimi të plota rreth të gjithë ekipit të përbërë të firmosur nga Bushati dhe Rama.
(M.Q/Fxaweb)