Pas raportimeve se shtetasi turk Harun Çelik, 42 vjeç, me profesion mësues është dëbuar në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë, ka ardhur një tjetër reagim nga një eurodeputete.
Eurodeputetja Rebecca Harms ka reaguar ashpër ndaj qeverisë shqiptare, duke dënuar dëbimin e mësuesit.
Me anë të një postimi në “Twitter”, eurodeputetja shkruan me tone të ashpra se “Kërkohet urgjentisht një hetim i pavarur i këtij rasti dhe rasteve të ngjashme të rrëmbimeve të shtetasve turq jashtë vendit”.
Harms është e dyta eurodeputete që reagon për dëbimin e shtetasit turk, Harun Çelik, nga Shqipëria, pas eurodeputetes Ramona Strugariu.