Qarku i Kukësit është përfshirë nga dëbora teksa raportohen edhe probleme. Gazetari i Faxneës Bekim Lekica raporton se shumë fshatra në Kukës janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Konkretisht fshatrat Turaj, Kolloz, Tërshen, Shtrezë, Stanet e Novesojt.
Deri më tani asnjë mjet borëpastruese nga bashkia Kukës nuk është parë në zonat rurale. Ndërkaq në zonën e Shishtavecit raportohet edhe për mungesë të energjisë elektrike.