Pas heshtjes të gjatë rreth vdekjes të patneres së tij Kim Porter, Diddy ka ndarë shumë foto nga historia e tij e dashurisë. 49-vjeçari, partnerja e të cilit vdiq në Toluca Lake të Kalifornisë.
“Do ta ngre familjen time ashtu siç më mësove. Do të dua përgjithmonë.. Nuk mund ta besoj këtë gjë. Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth. Por unë nuk kam. Unë nuk e di se çfarë do të bëj pa ju. Me ka marre malli shume per ty”, tha Diddy në videon e publikuar në Instagram.
Aktorja dhe modelja, Kim Porter, ndërroi jetë të enjten në moshën 47-vjeçare. Bukuroshja thuhej se kohët e fundit po vuante nga një grip që me kalimin e kohës iu shndërrua në pneumoni.
Ish-bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve të saj, reperi P. Diddy është i shkatërruar nga ky lajm. (J.D/Faxweb.al)