Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar qytetarët se mbrëmjen e djeshme, datë 19 shtator, në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbedhësi i Bovillës deri në Impantin e Bovillës ka ndodhur një defekt i rëndë, ku ka pasur dëmtim të tubit kryesor.
“Grupet tona dhe inxhinierët tanë kanë marrë masat e nevojshme dhe po punojnë intensivisht për të riparuar në kohë sa më të shkurtër defektin e ndodhur, edhe pse kushtet atmosferike të orëve të fundit nuk kanë qenë në favor të tyre’, thuhet në njoftim.
Pavarësisht eliminimit të defektit, UKT njofton qytetarët se kufizimet e furnizimit me ujë do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në zonat që preken nga ky defekt, pasi procesi i trajtimit të ujit dhe i shpërndarjes në rrjet kërkon një kohë të caktuar.
Kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.
Discussion about this post