Të ftuar në maratonën e transmetimit lidhur me zgjedhjet lokale që po mbahen në vend kanë qenë Juela Meçani dhe Rezarta Caushi.
Meçani u ndal të fliste rreth problematika të cilat kanë ardhur si pasojë e pajisjeve elektronike, të cilat edhe pse janë ndërruar disa herë, vazhdojnë të sjellin probleme.
Juela Meçani: Duke qenë se miliona euro nga taksat tona kanë shkuar për këto pajisje, mendoj se është e papranueshme. Unë kam qenë vetë e pranishme në njësinë numër 5, ku edhe u ndërruan disa herë pajisjet. Kjo ka sjell edhe një vonesë në fillimin e votimit, që shkakton edhe dekurajim tek votuesit. Kam parë edhe se di në qendrat e votimit se si i shoqërojnë votuesit nepër qendrat e votimit. Kjo më duket e çuditshme pasi më herët Partia Socialiste ka shprehur siguri mbi rezultatin e votimi, dhe kjo nuk u paraqit nga këto gjeste. Nga ana tjetër opozitarët i pash më të qetë dhe të fokusuar në realizimin e detyrës së tyre.
Sakaq, Caushi u ndal të analizonte disi situatën parazgjedhore në vend, ku u shpreh se PS gjatë këtij rrugëtimi elektoral, filloi ta humbiste sigurinë rreth fitores, duke shfaqur edhe pasiguri.
Caushi: Unë mendoj që është e papranueshme problemet lidhur me votimin elektronik. Janë investuar rreth 30 mln euro dhe nuk duhet të ndodhte. Më ka bërë përshtypje fushata e PS, e cila ka qenë konfliktuale, dhe ka ardhur në një formë banaliteti dhe vulgariteti kjo edhe për shkak të pozicionit në të cilën ndodhet. Ky avantazh mesa duket nuk e ka ndihmuar, dhe këto gjeste tregojnë edhe paranojat që mund të vijnë nga partia. Ka mbizotëruar në çdo aspekt retorika politike e fokusuar tek liderët politikë.