10:18 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike në 2023

20:03 | 29/03/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike në 2023

Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 191 milionë eurove, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022.

Edhe tremujori i fundit 2023 rezultoi me një rënie të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, afërsisht sa gjysma e deficitit që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, tremujori i tretë 2023 pati shënuar për herë të parë dhe të vetme një bilanc pozitiv të llogarisë korrente, kryesisht për shkak të prurjeve rekord nga sezoni turistik i vitit të kaluar. Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor në ngushtimin historik të deficitit të llogarisë korrente. Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 3.4 miliardë eurove, në rritje me 43% krahasuar me një vit më parë.

Më shumë se gjysma e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022. Kontribut gjithashtu në rritje dha edhe fasoneria. Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët arritën në 770 milionë euro, në rritje me pothuajse 19% krahasuar me një vit më parë. Vlera e shtuar e shërbimit të përpunimit vazhdon të jetë në rritje, madje ka arritur nivelin më të lartë historik në vitin 2023.

Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 929 milionë eurove, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit. Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të Euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre.

Shërbimet dhe remitancat kanë kompensuar në një masë të madhe deficitin tregtar në mallra. Sipas Bankës së Shqipërisë, deficiti në mallra vitin e kaluar arriti në më shumë se 4.5 miliardë euro, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. Rritja e deficitit në mallra ka qenë ndjeshëm më e ulët në raport me rritjen e suficitit të shërbimeve dhe kjo ka dhënë një ndikim pozitiv në bilancin e llogarisë korrente të vendit. Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse.

Përmirësimi i Bilancit të Pagesave ka ndikuar edhe në forcimin rekord të lekut në kursin e këmbimit. Kursi Euro-Lek shënoi një rënie vjetore prej 9% në fund të vitit 2023, ndërsa gjatë sezonit veror rënia vjetore e kursit arriti në më shumë se 14%, shumë afër kufirit të 100 lekëve./ Revista “Monitor”

Pas

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Para

Ndikimi i mbylljes së portit të Baltimores në zinxhirët globalë të furnizimit

Para
Ndikimi i mbylljes së portit të Baltimores në zinxhirët globalë të furnizimit

Ndikimi i mbylljes së portit të Baltimores në zinxhirët globalë të furnizimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

Sekuestrohen 417 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauros, vlera mbi 67 milionë euro

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.