11:17 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Deficiti” i specializimeve – Kuotat, të pamjaftueshme për mbulimin e mungesave të mjekëve

08:23 | 17/03/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Deficiti” i specializimeve – Kuotat, të pamjaftueshme për mbulimin e mungesave të mjekëve

Hospital corridor with doctors, nurses & senior female patient

Nevoja për mjekë specialist në të gjithë vendin vazhdon të mbetet problem. Hapja e specializimeve edhe për këtë vit pritet që të zbus këtë fenomen me të cilin përballen kryesisht spitalet bashkiake dhe rajonale. Mungesat më të mëdha kryesisht janë për kirurgë të përgjithshëm, kardiologë, obstetër – gjinekologë, anestezistë neurologë e onkologë.

Por pavarësisht kuotave që miratohen për hapjen e specializimeve afatgjata, në shëndetësi do të vijojë që të ketë deficit sa i përket mjekëve specialistë.

Kjo lidhet me një sërë faktorësh, kryesisht me imobilitetin e mjekëve në vend por edhe me kërkesën gjithmonë në rritje pavarësisht ofertës që jepet nga ministritë përkatëse.

Për vitin 2017-2018 janë miratuar 247 kuota nga të cilat 8 kuota janë për anestezi  e për kardiologji, 10 për kirurgji të përgjithshme, 7 neurologji, 8 obstetër – gjinekologë dhe 8 kuota  në onkologji.

Edhe këtë vit ashtu si dy vite më parë pritet që numri i kërkesës për specializim të jetë më i lartë se ai i ofruar.

Në vitin që lamë pas kishte kërkesë nga 350 mjekë për specializim ndërkohë që kuotat ishin vetëm për 186 mjekë.

Aplikuesit fitues  për specializimet do të shpallen  në prill të 2018. Ndërkohë që  tarifa vjetore e shkollimit për të gjithë studentët  që ndjekin programet e specializimit afta gjatë është 150 mijë lekë.

Vitin e ardhshëm pritet që të përfundojnë studimet mbi 200 specializantë të rinj, të cilët sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të zbusin problematikën e mungesës së mjekëve në vend./Scan

 

Etiketa: mjekespesialiste
Pas

“Ema Andrea më thoshte bëj si thes me patate!” këngëtarja e njohur rrëfen pse e la aktrimin për muzikën

Para

Mot i keq në Vlorë, nuk ankorohet në port trageti me mbi 100 pasagjerë (VIDEO)

Para
Mot i keq në Vlorë, nuk ankorohet në port trageti me mbi 100 pasagjerë (VIDEO)

Mot i keq në Vlorë, nuk ankorohet në port trageti me mbi 100 pasagjerë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mjekët në Indi: Janë gjetur 270 trupa nga vendi i rrëzimit të avionit në Ahmedabad

Simon Zereci komandohet në krye të Gardës së Republikës

Përplasen dy balona me ajër në Turqi, një i vdekur dhe 19 të plagosur

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Kapet ‘skifteri’ në Laç, 26-vjeçari arrestohet teksa tentonte të shiste sendet e vjedhura në një qytet tjetër

Kalaja e Beratit/Kurora Historike që Flet me Heshtjen e Saj

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

CNN: Operacioni i Izraelit kundër Iranit do të zgjasë javë të tëra, me miratimin e SHBA-ve

Izraeli mesazh në persisht për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

Rrëzohet helikopteri në Indi, 7 të vdekur, përfshirë 1 fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.