Ditën e djeshme u bë virale në rrjet deftesa e Elisa Spiropalit, të cilën e publikoi vetë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, në shenjë falenderimi për mësuesen e saj e cila e kishte parashikuar se Elisa duhej që të shkollohej në Universitetet më të mira në botë, duke marrë si shembull Oxfordin.
Mësuesja e Spiropalit shkruante më tej se ajo kishte njohuri shumë të mira në gjuhët e huaja, e veçanërisht në lëndët shkencore.
‘’Fill pas prindërve, janë mësuesit ata që me lodhjet dhe sjelljet e tyre, na shenjojnë përgjithmonë. Në klasë të pestë mësuesja kujdestare, Angjelina Kallugjeroviq, shkroi në rreshtat e karakteristikës time, jo klishetë e zakonshme mbi sjelljen dhe përparimin në mësime, por diçka tjetër që më habiti mua dhe i bëri prindërit e mij të shiheshin në sy. Sipas zysh Angjelinës unë duhet të studioja në Oksford. Ç’ishte ky Oksford?! Sa larg distanca materiale dhe mendore që ndante lagjen time në Tiranë nga Oxford city?!
Dukej e pakapërcyeshme. Por mësuese Angjelina i shkurtoi distancat dhe e realizoi këtë kapërcim duke hapur fillimisht në trurin tim shtegun e imagjinatës. Sot në Ditën Botërore të Mësuesve kujtoj me respekt të thellë Zysh Angjelinën dhe të gjithë mësuesit që na bëjnë të ëndërrojmë, na frymëzojnë, na përgatisin të bëhemi ata që jemi. Gëzuar festën Mësues të dashur që bëni të mira aq sa për t’ju shpërblyer koha nuk mjafton!”, shkruante Elisa në postimin e saj.
Por duket se ky postim i Spiropalit ka nxitur xhelozinë e një prej shoqeve të saj të klasës, e cila pretendon se e ëma e saj, mësuese muzike në të njëjtën shkollë, ia ka vënë 10 Elisës, pavarësisht se ministrja sipas saj nuk ka qenë e zonja në këtë fushë.
“Muzikën ta ka nxjerrë mami im 10 moj se ishim në një lagje, të ishte për ty, ti nuk i bije maces me lugë e jo të dije notat e pentagramit, anglishtja po ashtu e kishim zyshën komshijë, por këto gjuhët e huaja italisht, greqisht nuk ka pasur në shkollën tonë,”-shkruan ish-shoqja e klasës së Spiropalit.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post