Në Londër janë mbajtur zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike për shqiptarët që jetojnë në Britani të Madhe.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur këto zgjedhje me një status në Facebook.
“Përshendetje të përzemërta mbështetësve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Londër që po zgjedhin sot kryetarin e degës së PD Londër. Të bashkuar drejt fitores!”, shkruan Basha në Facebook.
Në Londër ndodhet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ndërsa ende nuk ka informacione nëse kanë përfunduar votimet dhe se kush do të jetë kreu i ri i PD-së në këtë degë. (A.R/SHUPLAKA)