Ka degjeneruar rëndë debate në studion e ‘’Zonë e lirë’’ natën e mbrëmeshme. Kastriot Myftaraj dhe Robert Aliaj janë vënë përballë në emisionin “Zonë e Lirë”. Shkak është bërë një shkrim i Myftarajt për Aliajn pas bluzës me shqiponjën e deformuar në spektaklin “Dance with me”.
Gazetari tregon se me veprimin e tij, Aliaj synon përçudnimin e simbolit kombëtar të Shqipërisë dhe e cilëson atë përkrahës të kauzës së LGBT-së. Madje,Myftaraj e cilëson homoseksual artistin Aliaj.
Aliaj nga ana e tij shprehet se kjo tregon se sa i ekspozuar është mendimi i lirë në vendin tonë. Ai shtoi se nuk është Hitleri që mund të njollosë simbolin kombëtar të shqiptarëve.
“Më thanë të ka nxjerr një rrëqebull në artikull”, u shpreh Aliaj. “Më thanë mos u merr me atë se është gjobaxhi. Shpif për të gjithë botën. Je një shpifës i qelbur, pusho tani. Ke probleme me homoseksuale apo ke frikë ta pranosh?” Madje, Alia e akuzoi Myftarajn si agjent duke thënë se ka takuar Janullatosin disa herë. “Ka sindromën e trangullit, u kap te unë për të dalë pak. Me këtë rrëqebull nuk kam punë”, Aliaj.
“Ca figure publike je ti mo? Ti je një mercenar!”, ka deklaruar Myftaraj.
Mirëpo Roberti nuk ka duruar dot më shumë dhe është larguar nga studio e Çanit, veprim ky që nuk ishte bërë asnjëherë në studion e tij.