Ka shkaktuar të qeshura në sallë, por nuk kanë munguar as ovacionet, kur një demokrat nga Kuçova mori fjalën në Foltoren e Berishës për të ironizuar me Gazment Bardhin, Ervin Salianjin dhe grida Dumën.
Salianjit ai i kërkoi që të hapë sytë, Gazment Bardhit i tha të shkojë te zyra e Edi Palokës dhe të numërojë firmat e delegatëve, ndërsa Grida Dumës i kërkoi të mos harronte kohën kur vinte mes tyre në çadrën e protestës para kryeministrisë.
“Dëgjo o Gaz Bardhi, po të flet Gaz Kokoshi nga Kuçova. Shko te zyra e Ed Palokës dhe numëroji. Nëse te del një e deformuar atëherë ke punë me mua. 11 dhjetori do të shkruhet në muret e historisë. Ne jemi parti e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Salianj. Hap sytë. Fol mirë jo broçkulla. Grida mos harro që vije mes nesh në Bulevard. Atë çadër të lirisë, Basha e ktheu në çadër të tradhëtisë. Ku ishte Gaz Bardhi, Salianji dhe këta. Grida lëri ato këngë. Më ka poshtëruar dhe pushkatuar ajo që sot është nënkryetare, Ndrikulla Felaj. Më tha t’i nuk do punosh. Pastaj është dhe një kryetar bashkie, ndrikull tjetër. Na prij doktor”, tha demokrati në Foltoren e Berishës në Kuçovë duke bërë që salla të shpërthejë në ovacione dhe të qeshura..
(E.H/Faxweb.al)