Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e djeshme në Itali, dhe për pasojë ka humbur jetë një 43-vjeçar shqiptar. Viktima është Daut Behluli ndërsa aksidenti ndodhi në autostradën e Padovas.
Behluli jeton te prej vitesh bashkë me familjen e tij me dokumentacione në shtetin italian, teksa punonte si shofer kamioni.
Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, kur ka ndjerë një zhurmë që vinte nga ana e poshtme e kamionit.
Teksa kishte ndaluar për të parë problemin, shqiptari është përplasur nga një tjetër mjet që po vinte me shpejtësi. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 43-vjeçari shqiptar ndërroi jetë menjëherë.
(E.K/FAXWEB.AL)