Një grua dhe dy fëmijët e saj ndërruan jetë mbi dyshimet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit nga një bombol, ndërsa vajza tjetër e familjes fatmirësisht ka shpëtuar, dhe gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.
Lumturije Bajrami, e afërmja e tre viktimave që humbën jetën në një intervistë për Fax News nga spitali në Tiranë, u shpreh se tashmë vajza është jashtë rrezikut për jetën.
E pyetur në lidhje me dinamikën sesi ka ndodhur ngjarja tragjike, e afërmja u shpreh se ka komunikuar më njerëzit e saj në Ostren, por askush nuk e ka sqaruar qartë pasi sipas saj aty dëgjoheshin vetëm të qara.
E afërmja shtoi se ato përdorin dru për tu ngrohur, por megjithatë nuk e di si qëndron e vërteta, ndërkohë që shtoi se kanë thyer derën dhe i kanë gjetur brenda të vdekur.
“Mjeku më tha se tani për tani është në gjendje të mirë. Mjekët më thanë është jashtë rrezikut për jetën. Nuk më lejohet ta takoj. Për çdo gjë më thanë do ketë informacion. Lajmin e mësova në televizior. Jetoj në Tiranë. Unë komunikova me një të afërm tha nuk dimë asgjë. Thanë kanë thy derën dhe i kanë gjet viktima. Nuk kam asnjë informacion. Dëgjoj vetëm të qara dhe askush nuk me jep përgjigje. Ato përdorin më shumë dru për zjarr dhe jo gaz.”- u shpreh ajo.
Fillimisht u raportua se vdekja e tre pjestarëve të familjes dhe plagosjes së vajzës tjetër kishte ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, por mejku i zonës deklaroi se dritaret e banesës kishin qenë të hapura.
Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë që i mori jetën dy fëmijëve dhe nënës së tyre.
Policia ka dhënë vetëm moshën e nënës, e cila është 40 vjeç.
Burime bëjnë me dije se vajza që ka vdekur ka qenë 17-vjeç, djali 13 vjeç, ndërkohë që vajza që ka mbetur e plagosur është vetëm 8 vjeç.
Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:
Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.
Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)