Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Astir ku mbeti e vdekur 62 vjeçarja Hava Osmënaj pasi u hodh nga apartamenti i përfshirë nga flakët, kanë folur edhe fqinjët e pallatit.
Sipas dëshmisë së një prej fqinjëve, djali i viktimës i cili mbeti i plagosur pasi edhe ai u hodh nga pallati, kishte probleme të shumta me policinë, sepse këta të fundit vinin herë pas here për ta kërkuar për shkelje të bëra. Gjithashtu 36 vjeçari Klodian Osmënaj ishte agresiv dhe vuante nga depresioni duke bërë që askush mos t’i afrohej dot dhe mos të kishin asnjë kontakt me të.
Më tej fqinja shtoi se kishte dëgjuar thirrje për ndihmë ngaviktima e cila kishte dashur të dilte nga apartamenti, por djali i saj nuk lëvizte prej aty pasi kishte frikën e policisë.
Fqinja e Hava dhe Klodian Osmënaj
Nuk folja dot me të se ishte djali si drogaxhi edhe duhej me u rujt. E kemi pas lajmëru edhe policinë por nuk është bërë gjë se mbyllte derën dhe nuk dilte. Isha bërë gati për punë dhe dëgjova ndihmë ndihmë me të bërtitme. Ajo gruja kishte dashur të dilte jashtë po djali i saj kishte mbetur brenda pasi nuk dilte jashtë sepse frikësohej nga policia. Të dy u hodhën nënë e bir.