16:50 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Degradojnë negociatat/ Kurti shkel premtimin, shton numrin e ministrive për shkak të LDK-së së ‘pangopur’

15:45 | 14/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koalicioni me Albin Kurtin, Isa Mustafa tregon kushtin për t’u ulur në bisedime

Ka një javë që LDK-ja nuk ka arritur të vendosë se a do të pranojë ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, që u bë në takimin e fundit në nivel të liderëve. Ndërsa partia e Isa Mustafës ka insistuar në kryeparlamentarin, që do të çonte diskutimet në pikën zero, Albin Kurti i ka ofruar një ministri më tepër LDK-së. Sipas kësaj marrëveshje,  numri i ministrive shkon në 14. Në LDK ende nuk ka ndonjë vendim se si do të përgjigjen.

Koalicioni LV – LDK ende nuk po arrin që të finalizohet, si rezultat i pasojave që dy partitë po i bartin pas zhvillimit të seancën së 26 dhjetorit pa marrëveshje.

Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Parlamentit ka komplikuar situatën duke imponuar që në tavolinë të diskutimit të vihen oferta të reja. Në fakt, kanë rrjedhur vetëm nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet në krye me Albin Kurtin, pasi LDK-ja duke e cilësuar lëvizje të njëanshme zgjedhjen e Konjufcës, në takimet e fundit ka kërkuar që kryeparlamentari të bëhet përsëri pjesë e marrëveshjes.

Ky opsion që është konsideruar i papranueshëm nga Albin Kurti ka bërë që ky i fundit të sakrifikojë premtimin e bërë për numrin e ministrive. Shtimi i dikastereve ministrore, që ishte paraparë të mbetej në 12, e për të cilat ishte bërë edhe zgjedhja se si do të bashkohen me njëra tjetrën, sipas marrëveshjes së re rritet me dy.

Albin Kurti e ka barazuar kërkesën e LDK-së për kryeparlamentarin me një ministri më tepër, që i jep partisë së Isa Mustafës një dikaster më shumë nga sa ishte marrë komunikuar në parim.

Rrjedhimisht, LDK, nëse vendos që të pranojë ofertën, do të marrë një ministri më shumë se LV-ja, pra gjashtë dikastere, në anën tjetër pesë ministri i mbeten LV-së, dhe tre i shkojnë minoriteteve.

Burime bëjnë me dije se Kurti nuk ka pranuar që të bëhet ndërrim i dikastereve paraprake që ishin caktuar në mes të dy liderëve, mirëpo, shtimi i dy ministrive plus bëhet nga ministritë që paraprakisht ishin inkorporuar në ministri të tjera.

Sa i përket pozitës së kryeparlamentarit, vazhdon t’i mbetet Glauk Konjufcës, zëvendëskryeministri i parë i shkon LDK-së ndërsa i dyti, LV-së, ku tashmë është propozuar Haki Abazi.

Edhe puna e presidentit mund të konsiderohet e kryer. LV ka premtuar se do t’ia votojë LDK-së kandidatin për president, mirëpo, nëse pas një viti e gjysmë nëse ndodh që kjo parti të mos mundet që të sigurojë votat që i duhen, atëherë Vetëvendosje do t’ia jap edhe një ministri LDK-së, varësisht se cila do të kërkohet nga ata.

Kjo do të sillte një ndryshim në numrin e ministrive, LV 4 ministri, LDK 7 ministri.

Një ofertë e njëjtë është propozuar nga Kurti në takimin me Isa Mustafën, ndërsa nga LDK-ja janë dakorduar se për këtë do të vendosin në Këshill, që tashmë siç është raportuar ka autorizuar kryetarin dhe tre nënkryetarët që të marrin vendim. Të njëjtën ofertë, Kurti ia ka paraqitur edhe minoriteteve, në takimin që u mbajt dje në Prizren.

Ajo për të cilën ka njoftuar LDK sot gjatë ditës se ka shkuar si ofertë e njëjtë me detaje të reja, është ajo për numrin e zëvendësministrave, që sipas ofertës së fundit, i shkojnë LDK-së, dy më shumë në numër se Lëvizjes Vetëvendosje.

Se kanë pranuar një ofertë të re të ngjashme me atë të javës së kaluar është konfirmuar sot për mediat nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka bërë të ditur zëdhënësi i LDK-së, pa treguar detaje se për çfarë ministrie bëhet fjalë.

Që nga java që lamë pas nuk ka pasur takime mes të Kurtit dhe Mustafës, ndërsa ka mbetur që LDK-ja të vendosë se si do të përgjigjet, tashmë kur janë shtuar thirrjet e ndërkombëtarëve për formim sa më të shpejtë të institucioneve.

LDK nga marrëveshja paraprake merr MPB-në, Arsimin, Bujqësinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Infrastrukturës ku përfshihen edhe ajo e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në anën tjetër, LV-së i mbetet MPJ-ja ku përfshihen ajo e Integrimeve dhe e Diasporës, Financat, Zhvillimi Ekonomik ku përfshihen edhe ajo e Tregtisë, Industrisë,  Inovacionit dhe ajo për punë, Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit si dhe Ministria e Drejtësisë.

Ende nuk dihet se cili do të jetë propozimi i LDK-së, për ndarje të këtyre ministrive për të cilat ishin dakorduar në grupe punuese se duhet të bashkoheshin./GazetaExpress/

Pas

EMRI/ Ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet anëtari i bandës së Durrësit

Para

FOTO/ Këngëtarja shqiptare lë “nam”, i dalin në shesh të brendshmet dhe të pasmet

Para
FOTO/ Këngëtarja shqiptare lë “nam”, i dalin në shesh të brendshmet dhe të pasmet

FOTO/ Këngëtarja shqiptare lë “nam”, i dalin në shesh të brendshmet dhe të pasmet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnje/ Zjarri djeg dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte në Karbunarë

Erdogan takim me ministrin e Jashtëm iranian, ofron që Turqia të ndërmjetësojë bisedimet Teheran-SHBA

Izraeli pretendon të ketë vrarë koordinatorin ushtarak të Iranit me Hamasin

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.