Ndonëse studentët shqiptarë protestojnë prej kohësh për problemet e tyre, duket se këto të fundit nuk do të marrin fund për ta.
Ndërsa moti i keq ka përfshirë vendin, studentët e Histori-Filologjisë janë përballur sot me një ‘surprizë’ teksa u janë drejtuar auditorëve.
Tavani i kësaj godine, i rikonstruktuar së fundmi, ‘fut brenda ca bie jashtë’, ndërsa muret janë ngopur nga lagështira e shirave të 24 orëve të fundit.
“Tavani pikon, ndërsa shkallët rrinë të qullura. Duhet vëmendje mos të rrëshqasësh”, thotë një studente për Faxweb.al.
Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al duken dhe muret me lagështirë, ndërsa qindra studentë përveçse ndjekin leksionet në ambiente ku ngrohja mungon në këto ditë me temperatura të ulta, u duhet të durojnë dhe lagështirën.