Roma ka eleminuar Feyenoord në sfidën e vlefshme për fazën e knock-out në Europa League. Verdhekuqtë u kualifikuan për në fazën 1/16 vetëm pas serisë së 11-metërshave, pasi 120 minutat u mbyllën në barazim 1-1.
Të parët do të ishin hollandezët që do të realizonin me goleadorin e tyre Santiago Gimenez në minutën e 5′. Por në Olimpico, baraspesha u rikthye shumë shpejt. Pellegrini çoi topin në rrjetë në minutën e 15′ duke barazuar shifrat.
Sfida ishte mjaft e luftuar edhe në minutat e mbetura por pa mundur që të shënohej asnjë gol dhe u mbyll në barazimin 1-1, sikurse ndeshja e parë në Rotterdam.
Edhe 30 minutat e shtesës nuk panë fitues dhe u desh llogaria me penalltitë që të dilej me një skuadër kualifikuese për më tej.
Nga pika e bardhë, verdhekuqtë u treguan më të saktë, teksa fituan 4-2. Nga Feyenoord gaboi Ali Reza dhe Hancko, ndërsa për Romën penalltinë e humbi Romelu Lukaku.
Tashmë pritet shorti për të mësuar se me cilën skuadër Roma do të përballet më tej.