00:32 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Deklarat e fortë e ish-drejtorit të Policisë: Familjet kriminale lidhje me pushtetin, ja pse policia është e demotivuar

17:52 | 04/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarat e fortë e ish-drejtorit të Policisë: Familjet kriminale lidhje me pushtetin, ja pse policia është e demotivuar

Ish-drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Ahmet Prençi,ka thënë se  deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu, janë një dëshmi e qartë se në Shqipëri pushtetin e ka krimi.

Për një intervistë për gazeten “Panorma”, ai është shprehur se kjo, është gjëja më e rëndë në këto 27 vjet.

Sipas tij krimi i organizuar mund të fuqizohet në momente dobësie të shtetit dhe kjo nuk është se nuk ka ndodhur. Por kur krimi merr mbështetje, mbrojtje e shkëmbim favoresh, atëherë quhet “Mafia”.

“Për këto detaje konkrete nga fjala e ambasadorit, mendoj që duhet të pyesni vetë zotin Lu. Gjithsesi, me sa jam informuar edhe nga media, kontaktet e partnerëve amerikanë me strukturat ligjzbatuese në Shqipëri vazhdojnë të mbeten intensive, çka më krijon bindjen se Policia Shqiptare e di se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Deklaratat e ambasadorit bazohen në Raportin e Departamentit të Shtetit, që ishte shumë alarmant, si asnjëherë, të shteteve të BE-së, pa harruar dhe mediat prestigjioze ndërkombëtare, që jo rrallë kanë shkruar për kriminalitetin shqiptar këtë periudhë aktuale.

Çështja është se çfarë ka bërë policia jonë gjatë kësaj periudhe për goditjen e tyre? Policia e Shtetit ka burimet e veta të informacionit për aktivitetin e gjithsecilit element kriminal, lidhjet mes tyre, ashtu sikurse dinë dhe nuhasin më së miri lidhjet që ata kanë me pushtetin. Kjo e fundit, sigurisht që e demotivon çdo pjesëtar të organizatës së Policisë së Shtetit. Nga kjo pikëpamje, Policia jo e jo, por asnjë qytetar nuk ka nevojë që t’ia tregojë informacionet një ambasadë, ambasador a shërbim partner. Ne këtu jetojmë dhe në këtë vend të vogël, gjithçka merret vesh, por e thënë nga ambasadori i SHBA-së, është shumë alarmante”, tha ai. (S.SH/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: ahmet prenci
Pas

Polici “fryhet” para qytetares, ndërkohë mollët e saj shpërndahen në trotuar (FOTO)

Para

Kriza në Spanjë, BE i jep mbështetje Madridit: Kriza e Katalunjës kërkon dialog, duhet të respektohet kushtetuta spanjolle

Para
Kriza në Spanjë, BE i jep mbështetje Madridit: Kriza e Katalunjës kërkon dialog, duhet të respektohet kushtetuta spanjolle

Kriza në Spanjë, BE i jep mbështetje Madridit: Kriza e Katalunjës kërkon dialog, duhet të respektohet kushtetuta spanjolle

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.