Gazetarja e kronikës Anila Hoxha e ftuar në studion e emisionit “Open”, ku po fliet për atë që është kthyer në kryeçështjen e ditëve të fundit, përdhunimin e një 25-vjeçarje nga djali i deputetit Rrahman Rrahja, dhe kërcënimi i nënkomisar Emiljano Nuhut për të mos nzbuluar ngjarjen.
Hoxha u shpreh se pas kallëzimit të oficerit Emiljano Nuhu, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet e tij se ka marrë kërcënime për jetën, dhe për këtë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.
“Janë sekuestuar kamerat e sigurisë. Burime të Prokurorisë thanë se në kamera shfaqet oficeri i policisë. Prokuroria tha se oficeri i policisë do të ballafaqohej me dy shtetasit (djalin dhe nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja), por ai s’është paraqitur”, ka thënë gazetarja Hoxha.
Sipas gazetarës Hoxha, vajza e cila dyshohet se është përdhunuar, Xhisiela Maloku, është marrë në mbrojtje nga autoritetet.
(B.B/ Faxweb.al)