Kryeministri, Edi Rama ka reaguiar sërish këtë radhë në përgjigje të kryedemokratit Basha për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të dejës, Zef Hilës.
Rama e fton kreun e opozitës t’i japë xhevap kryebashkiakut të shkarkuar nga kryeministri me propozim të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj duke shtuar se djegia e shkollës në qytetin që Hila drejton është një fotokopje e vitit 1991.
Ndërkohë, Rama shprehet se është koha që kreu i opozitës të marrë përgjegjësi për të gjitha ngjarjet e javës së fundit duke e akuzuar këtë të fundit se hedh gurin dhe fsheh dorën.
Reagimi i Ramës:
“Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën?”, shkruan kryeministri.
Kujtojmë se rreth një orë më parë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detuyra të kryabashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila me propozim të ministritt ë Brendshëm Sandër Lleshaj, duke e konsideruar një vendim të paligjshëm dhe hakmarrës.
Basha tha gjatë një deklarate para mediave tha se shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin.
“Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës”, tha Basha.
“Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin”, vijon më tej kryedemokrati (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post