23:28 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e Bashës për katolikët e Veriut, Julian Deda i kundërpërgjigjet kritikëve: Lexojeni të plotë përpara se të bëheni pjesë e një propagande dashakeqe

23:17 | 16/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon takimi në selinë e PD-së, çfarë diskutoi Basha me aleatët

Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar ashpër lidhur me reagimet ndaj deklaratës së kreut të opozitës Lulzim Basha në një intervistë për gazetën austriake Der Standart, për katolikët e Veriut.

Sipas Dedës, deklarata e Bashës nuk është lexuar e plotë.

“Te gjithe atyre qe sot kane nxjerre statuse per deklaraten e Bashes do u kerkoja ta lexonin te plote prononcimin e tij perpara se te reagonin apo ta komentonin duke u bere pa dashje pjese e nje propagande dashakeqe.”, shkruan Deda.

Në një intervistë për Der Standart, i pyetur se çfarë e shqetëson atë më tepër, është përgjigjur se është lidhja mes krimit dhe politikës.

“Lidhja mes krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë.

Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet; një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet europiane. 95 përqind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 përqind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë. Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut, për të shkatërruar bastionin tone.”, ishin fjalët e Bashës.

REAGIMI I PLOTË I DEDËS

“Te gjithe atyre qe sot kane nxjerre statuse per deklaraten e Bashes do u kerkoja ta lexonin te plote prononcimin e tij perpara se te reagonin apo ta komentonin duke u bere pa dashje pjese e nje propagande dashakeqe.

Rama ka zgjedhur te kandidoje figura te inkriminuara ne disa nga zonat me mbeshtetese te PD. Kete veprim e ka bere per t’i kundervene krimin, qytetarise dhe te djathtes qe eshte shumice ne keto zona. Te gjithe, duhet te ndihemi te ofenduar jo nga konstatimi por nga akti. Fitorja e krimit nuk eshte deshtim i komunitetit por i shtetit dhe i politikes. I asaj politike qe ka zgjedhur te “martohet” me krimin por edhe i asaj qe duhej te bente me shume per ta luftuar kete “martese”.

Kriminelet kane fituar duke perdorur dhunen, parate, friken, pushtetin dhe dobesine e PD. Propaganda e Rames kerkon te na mbushe mendjen se komunitetin po e ofendon Basha dhe jo ai qe ka caktuar, vrases,hajdute, trafikante vajzash e droge si perfaqesues te tij.

Fenomeni eshte i perhapur kudo por eshte me i perqendruar ne zonat qe votojne tradicionalisht PD per te siguruar me cdo cmim pushtet per Ramen. Shqetesim kryesor sot nuk duhet te jete diagnostikimi i semundjes por kurimi i saj. Kjo vjen duke ngritur zerin e protestes jo ndaj denoncuesit por ndaj dhunuesit te vlerave qytetare. Kjo behet duke zevendesuar me vote trafikanet, vrasesit dhe tutoret me profesore, profesioniste dhe intelektuale pavaresisht perkatesise politike. Keta jane produkti i vertete i katolikeve te veriut qe jane simbol i qendreses,dijes,lirise dhe patriotizmit.” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Julian Dedalulzim basha
Pas

Gazetari i bën thirrje Ramës të pranojë marrëveshjen dhe t’i hapë rrugën Vettingut

Para

Shkullaku: Edi Rama ktheu përgjigje në një gjysmë letre formati, dha vetëm 2 ministri

Para
Shkullaku: Edi Rama ktheu përgjigje në një gjysmë letre formati, dha vetëm 2 ministri

Shkullaku: Edi Rama ktheu përgjigje në një gjysmë letre formati, dha vetëm 2 ministri

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.