20:12 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e Bashës, reagon ish-ministri: Opozitarët duhet t’i bashkohen, digjni mandatet e këtij Parlamenti monist

17:23 | 17/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skenari/ Demokratët ndryshojnë strategji, çfarë do ndodhë nesër në komisione

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për t’iu propozuar deputetëve të Partisë Demokratike djegien e mandateve pas mesazhit që dha sipas tij protesta e djeshme.

Manjani shprehet në një status në rrjetet sociale se, çdo opozitar duhet t’i bashkohet propozimit të Bashës për të djegur mandatet e këtij parlamenti monist thotë ai.

“Cilido që është opozitar duhet të bashkohet me propozimin e L.Bashës për të djegur mandatet e këtij Parlamenti monist!”

Ndërkohë kujtojmë se pas protestës së oraganizuar nga opozita ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se ka vendosur që ti propozojë grupit parlamentar të PD-së djegien e mandateve.

Basha tha se e ka lexuar siç duhet mesazhin që i erdhi nga protesta. Ndaj ai tha se do ti propozojë grupit parlamentar që të marrin vendimin për të djegur mandatet.

“Ne përballë nuk kemi një kryemninistër dhe parti politike, por një bandë. Ka ardhur në pushtet nëpërmjet bandave dhe për llogari të bandave. Ju siguroj që unë e kam kuptuar mesazhin tuaj, ai është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe derdhur. Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, tha ai.

Basha u shpreh se ky vendim merret në respektim të demokracisë dhe shtoi se kërkon qeveri tranzitore për të realizuar zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.

Këtë propozim të Bashës e ka komentuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ku është shprehur në rrjetet sociale. “Personalisht kam kërkuar djegien e mandateve në mbledhjen e grupit parlamentar kohë më parë, uroj që grupi të marë vendimin e duhur pas propozimit të Bashës! Por pas shumë përpjekjesh dukej e vetmja rrugë, rruga e sakrificës! Prandaj kjo fundjavë do të mbahet mënd si fundjava ku qytetarët vendosën, fundjava e demokracisë!” – shkruan Salianji, duke lënë të kuptohet se shpreh dakortësi me kreun e PD-së për djegien e mandateve.

Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së Bashës por pa thënë diçka konkrete në është dakort me propozimin e këtij të fundit apo jo. “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”, – shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.

 

 

 

 

Etiketa: bashkojuni bashesdjegia e mandatevethirrje deputeteveylli manjani
Pas

“Protestën e udhëhoqi Sali Berisha”, Altin Goxhaj: Aktivizimi i tij i bënte hije Bashës

Para

“Ne do t’i marrim masat tona”, paralajmërojnë banorët e Astirit: Të enjten na prisni në Parlament

Para
“Ne do t’i marrim masat tona”, paralajmërojnë banorët e Astirit: Të enjten na prisni në Parlament

"Ne do t'i marrim masat tona", paralajmërojnë banorët e Astirit: Të enjten na prisni në Parlament

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.