08:26 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e BE-së për Shqipërinë: Tabaku: Europa duhet fituar, nuk na e fal askush

22:34 | 13/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e BE-së për Shqipërinë: Tabaku: Europa duhet fituar, nuk na e fal askush

“Këshilli i Bashkimit Europian vendosi të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE, duke vënë në pah që në pikën e parë ndryshimet kushtetuese të miratuara në mënyrë unanime, duke i hapur rrugë reformës në drejtësi sipas standardeve më të mira”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pas deklaratës së përbashkët të vendeve anëtare të unionit.

Me anë të një postimi të saj në Facebook ajo shprehet se “Këshilli i Europës thekson pesë pikat për hapjen e negociatave. Këshilli ka inkurajuar Shqipërinë që të ndjekë një reformë në drejtësi dhe kërkon rezultate konkrete në betejën kundër korrupsionit në nivele të larta, krimit të organizuar si dhe betejën për zhdukjen e rrjeteve kriminale të drogës dhe trafikut”.

Sipas saj, “Topi është në fushën tonë. Nuk ka as rrezik islamik, as euroskepticizëm, as lodhje nga zgjerimi e askënd që bllokon këtë proces! Duhet punë, duhet përkushtim e duhet që integrimi europian të jetë prioritet kombëtar! Europa duhet fituar, nuk na e fal askush”.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Europa që duhet fituar!

Këshilli i Bashkimit Europian, pas mbledhjes së tij, vendosi ndër të tjera të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE duke vënë në pah që në pikën e parë ndryshimet kushtetuese të miratuara në mënyrë unanime, duke i hapur rrugë reformës në drejtësi sipas standardeve më të mira.

Mirëpo me gjithë mbështetjen për Integrimin, Këshilli Europës thekson pikat e mëposhtme si të rëndësishme për hapjen e negociatave:

– Këshilli ka inkurajuar Shqipërinë që të ndjekë një reformë në drejtësi të kuptueshme dhe të plotë duke rritur kësisoj profesionalizmin, eficencën dhe pavarësinë e gjyqësorit.
– Përveç kësaj i kërkohet një betejë më e fortë dhe rezultate konkrete në betejën kundër korrupsionit në nivele të larta, krimit të organizuar si dhe betejën për zhdukjen e rrjeteve kriminale të drogës dhe trafikut.
– Kërkohet masa legjislative dhe politike më efiçiente për të përforcuar të drejtat e njeriut dhe politikat anti-diskriminuese, përfshirë edhe trajtimin e barabartë të gjithë minoriteteve dhe të drejtat për këdo nga këto persona në gjithë Shqipërinë sikundër edhe zbatimin korrekt të së drejtës së pronësisë.
– Komisioni vëren një betejë shumë të vakët sa i takon pastrimit të parave, trafikimit të qenieve njerëzore si dhe mungesës së bashkëpunimit mes policisë dhe prokurorisë.
– Një tjetër kusht që ndodhet në deklaratën e ministrave të jashtëm, lidhet me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si një qasje e cila do të largojë nga parlamenti personat me të shkuar kriminale. Një pikë kjo e cila i shtohet kushteve për anëtarësimin e vendit në BE!
– Në deklaratën e komisionit flitet për përforcim të reformave që do të ndihmojnë rritjen e konkurueshmërisë në treg duke e inkurajuar vendin të ndërmarrë hapa për të përmisuar klimën e investitorëve dhe biznesit e duke përmisuar konsolidimin fiskal.
– Qeverisë shqiptare i kërkohet që të ulet dhe të punojë bashkë me opozitën dhe faktorët politik për një reformë elektorale të bazuar në rekomandimet edhe direktivat e OSBE-OHDIR dhe këto ndryshime të ndodhin përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës, në mënyrë të tillë që të sigurohen standardet elektorale Europiane. Duke i përcaktuar edhe zgjedhjet si një pikë kyçe për negociatat.
– Qeverisë i kërkohet që të vazhdojë të mbajë një qëndrim konstruktiv sa i takon bashkëpunimit rajonal. KE i tërheq vëmendjen Shqipërisë se aksionet dhe qëndrimet që kanë një impakt negativ mbi raportet e fqinjësisë së mirë duhet të shmangen.

Topi është në fushën tonë. Nuk ka as rrezik islamik, as euroskepticiziem, as lodhje nga zgjerimi e askënd që bllokon këtë proces! Duhet punë, duhet përkushtim e duhet që integrimi europian të jetë prioritet kombëtar! Europa duhet fituar, nuk na e fal askush!

 

Etiketa: beintegrimijorida tabakuPD
Pas

Sara Hoxha rrëfehet për herë të parë pas lindjes: “Erdhi më herët seç ishte parashikuar”

Para

Premier League, Everton përmbys Arsenalin (VIDEO)

Para
Premier League, Everton përmbys Arsenalin (VIDEO)

Premier League, Everton përmbys Arsenalin (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.