Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministrit të Jashtëm të komanduar Gent Cakaj, i cili u shpreh se me kryeministrin Rama ruan mardhënie të skajshme dhe konstruktive.
Duke ironizuar afrimitetin midis politikanëve, si “skajshmërisht të dashuruar”, më tej Vasili nuk ka nguruar të bëjë edhe një urim për Ramën dhe Cakajn.
“Ishallah mësojnë sa më shumë nga shkollëpakësia e njëri-tjetrit.”- shprehet ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së në postimin e tij.
Postimi i Vasilit
“Ky gent caka eshte skajshmerisht i dashuruar me edi ramen.
Ishalla mesojne sa me shume nga shkollepakesia e njeri tjetrit .
Paçin jete te lumtur!!”.