Ditën e sotme partitë gjermane CDU/CSU kanë reaguar nëpërmjet një prononcimi duke u shprehur se situate politike ka nevojë për zgjidhje të menjëhershme, duke u dhënë kështu mesazhin shqiptarëve se dita e zgjedhjeve lokale duhet të shtyhet.
Një përgjigje në vazhdë të kësaj ka ardhur dhe nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka falenderuar Gjermanin dhe është shprehur i gatshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndër të tjera Basha thekson se është në pritje të Gjermanisë mike në Shqipëri për të zgjidhur krizën dhe për ti dhënë drejtim gjithë situatës.
Basha shkruan:
Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë.