Ish-zëvendës Shefi i Shtabit i UÇK, Deliver Goxhaj ka bërë deklaratën e fòrtë për situatën aktuale në Kosovë dhe ák.uzat e Prokurorisë së Hagës duke thënë se vr.ásjet janë bërë pas lùftës, por jo nga UÇK. I ftuar në studion e “Fax News”, kujton kohën kur ishte në lù.ftë duke thënë se nuk mban mend të jetë diskutuar për vr.ásjen e ndonjë serbi.
“Të bëheshin 100 vr.ásje gjatë luftës, të vr.ísnim ne civila. Nëse do vr.ísnim ne 100 civilë, Serbia atë sebep donte të vr.íste 1000. Pjesa më e madhe e tyre janë trillime të politikës serbe vetëm për ta denigruar UÇK sepse fáji kryesor i qëndron parlamentit të Kosovës, me në krye Hashim Thaçin, i cili ia imponoi me forcë Kuvendit të Kosovës që ta miratonte këtë Gjykatë sipas pretendimeve të Dik Martin që ákuzon se gjithë këto krí.me i ka bërë UÇK. Nëse janë bërë krime nga individë të veçantë, nuk janë bërë nga UÇK. Por 100 vr.ásje, këto janë bërë pas lù.ftës.
Gjatë periudhës që kam qenë unë në lù.ftë nuk mbaj mend që të kemi diskutuar për të vrárë një serb. Madje ata kur kapën robërit tanë nuk na i dorëzuan, kur ne i kapëm robërit e tyre, pranuan ti dorëzonin. Kështu që kjo është thjesht politike për të diskredituar UÇK”, tha Goxhaj.
Në fjalën e tij thekson se deklaratat e Ramës në Kuvend i cilëson si për të kaluar radhën duke theksuar se qeveritë e Tiranës kanë përgjegjësinë kryesore për gjithçka po i ndodh Kosovës sot.
“Për mua, përgjegjësi të madhe ka Tirana sepse në marrëveshjen e Kumanovës, serbët pranuan që të largoheshin nga Kosova, pra pranuan që të ishte e pù.shtuar nga Serbia. Shteti shqiptar gjatë gjithë këtyre 20 viteve, nuk ka bërë asgjë për mbrojtjen e territoreve shqiptare sepse Kosova dhe të gjithë pjesët e tjera, Maqedonia, Mali i ZI janë territore të Shqipërisë që kur u shpall pavarësia. Në mbrojtje të këtyre territoreve nuk duhet të dalë Kosova, kështu që të gjitha qeveritë e Tiranës mbajnë përgjegjësinë kryesore për këtë kát.astrofë që i ndodh Kosovës sot”, tha Goxhaj.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post