“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër ministrit Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur, është tani”, kështu u shpreh Donald Lu sot pas takimit me Fatmir Xhafajn.
Deklaratën e ambasadorit amerikan e ka kometuar deputeti i PD-së Ervin Salianji.
“Ambasadorin amerikan unë e lexoj kështu; pavarësisht hetimit të pavarur për çështjen-nuk e di nëse mund të hetojë vet Fatmir Xhafa, Fatmir Xhafajn dhe Agron Xhafajn. Së dyti, lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë. Nuk mund të jetë justifikim që unë jam nën akuzë dhe unë nuk po luftoj krimin e organizuar. Ndryshe dështojmë.
Mazhoranca edhe moralisht, edhe në besimin tek qytetarët është thuajse e rrënuar. Mua më duket se trupat e sëmurë në tre ditët para vdekjes sikur kanë një përmirësim dhe duket një gëzim i madh. Edi Rama më duket i dobësuar me marifetet kam ekspertizë”, tha ai në ‘360Gradë’ në Ora News. (B.H/Faxweb)