Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së deputetit socialist Erion Braçe i cili paralajmëroi vetting për kreun e ri të KLSH.
PD thotë se Edi Rama dhe Partia Socialiste duan vetting për të tjerët por nuk e pranojnë për vete.
“Edi Rama dhe Partia Socialiste duan vetting per te tjeret, por nuk e pranojne per vete.
Erion Braçe paralajmeron vetting per kreun e ri te KLSH.
Pyetja eshte pse PS pranon vetting vetem per KLSH dhe jo per kryeministrin, ministrat, deputetet?!
Ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha që nga Shkodra deklaroi se është përgatitur ligji për të bërë vetting politikanëve.
I menjëhershëm ishte reagimi i Edi Ramës, i cili e pranoi fillimisht propozimin, por më pas e kundërshtoi”, deklaron PD.
Lulzim Basha nga Shkodra deklaroi se është përgatitur ligji për të bërë vetting politikanëve.
I menjëhershëm ishte reagimi i Edi Ramës, i cili tha se edhe ai ishte për një vetting ndaj politikanëve.
Por më pas socialistët e kundërshtuan idenë e Bashës duke deklaruar se do të ishte drejtësia e reformuar që do të nxirrte nga sistemi politikanët e inkriminuar.