Gazetari investigativ Artan Hoxha, teksa ka folur lidhur me ngjarjet e ditës së sotme të ndodhura në fshatin Bularat, gjatë ceremonisë mortore të 35-vjeçarit grek Kostantinos Katsifas.
Ai u shpreh mbrëmjen e sotme se “Agimi i Artë” dhe grupet ultranacioneliste greke po kërkojnë emrat e skuadrës së RENEA-s që ekzekutuan Katsifasin në Bularat.
Teksa foli në emisionin “Opinion”, Hoxha u shpreh se autoritetet shqiptare nuk duhet t’i zbulojnë emrat e efektivëve, ndryshe kjo do të ishte ekspozim i tyre në hakmarrje.
“Po kërkojnë të identifikojnë emrat e skuadrës tonë të RENEA-s që kanë marrë pjesë në aksionin e eleminimit të Kostandin Kacifas. Do jetë një nga gabimet më të pafalshme të autoriteteve shqiptare dhe Prokurorisë nëse zbulohen emrat. Nëse ne do zbulojmë emrat e skuadrës që ishte në Bularat, ne do t’i ekspozojmë emrat e tyre përballë një hakmarrje.”, – tha gazetari Hoxha.
Më tej ai u shpreh se Bularat ka pasur edhe forca speciale dhe komando greke gjatë ceremonisë.
(B.B/ Faxweb.al)