21:17 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Tre deputetëve pritet t’iu hiqen mandatet nga KQZ

21:16 | 19/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Tre deputetëve pritet t’iu hiqen mandatet nga KQZ

Gazetari investigativ Artan Hoxha paralajmëron nëpërmjet një statusi në Facebook, se Prokuroria do të dërgojë brenda disa ditësh në KQZ emra të tjerë deputetësh për heqjen e mandatit.

Sipas Hoxhës,  deputetët nuk kanë deklaruar dënimet e tyre në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit.

“Behet fjale per dy deputet te mazhorances, te cilet jane denuar jashte vendit. I pari, eshte denuar ne Itali. Ka patur identitet tjeter nga ai qe perdor tani si deputet i Kuvendit te Shqiperise. Eshte gjykuar dhe denuar per akuzat e pjesemarrje ne organizate kriminale, trafik droge dhe vepra te tjera penale. Denimi qe kam pare une eshte dhene ne shkallen e pare te gjykatave italiane, dhe personi ne fjale eshte denuar me 12 vite burg. Nuk e di ç’ka ndodhur ne shkallet e tjera te gjyqesorit italian. Por mesa duket prokuroria e ka kompletuar dosjen dhe ka ne dispozicion te gjitha vendimet e gjykatave te vendit fqinj. Tashme kjo dosje eshte pothuaj teresisht e kompletuar dhe shume shpejt do ti drejtohet KQZ-se per ti hequr mandatin deputetit. Rasti i dyte eshte per nje tjeter deputet te mazhorances, i cili eshte denuar me 15 vite burg ne Zvicer, me akuzat e pjesemarrjes ne organizate kriminale dhe trafik drogash te forta. Edhe ne kete rast deputeti ne fjale ka patur identitet tjeter. Ne te dyja rastet, veprat penale jane kryer para vitit 2000 dhe te dy deputetet nuk i kane deklaruar ne formularet e dekriminalizimit dorezuar ne KQZ”, shkruan Hoxha.

Gazetari konfirmon edhe një herë deklaratat e Sali Berishës, duke thënë se numri i të dënuarve që ndodhen në Parlamentin shqiptar është diku të 19-ta.

“Edhe mua me rezulton se numri i deputeteve te inkriminuar ne Kuvendin e Shqiperise eshte ne nje shifer aty afer 19-es. Por me nje ndryshim te madh nga versioni Berishes, sepse deputet te inkriminuar, per fat te keq ka pothuajse njelloj, si brenda radheve te mazhorances ashtu dhe brenda radheve te opozites. Madje te tille ka edhe brenda radheve te partive me te vogla si ne mazhorance ashtu dhe ne opozite.”, shton gazetari.

Sipas Hoxhës, deputetët që do dërgohen në KQZ, janë anëtarë të grupeve parlamentare të partive aleate me PS-në. Kështu sipas tij, me shumë gjasa Prokuroria pritet të dërgojë në KQZ edhe një treshe tjetër deputetësh si nga e majta dhe nga e djathta. Kjo sipas tij për t’u treguar e “balancuar”.

 “Ne rastin konkret, behet fjale per dy deputet qe jane anetare te dy grupeve parlamentare te partive aleate me PS-se. Por zakonisht praktika e prokurorise ka treguar se organi i hetimit perpiqet te jete “i balancuar’, keshtu qe pritet te dergohet ne KQZ serish nje treshe tjeter deputetesh, si nga e majta ashtu dhe nga e djathta, identike me treshen e pare qe u dergua ne mesin e dhjetorit 2016…..gjuetia e deputeteve dhe kryebashkiakeve me “probleme” vazhdon, edhe pse Ministria e Mjedisit ka vendosur memorandumin e ndalimit te gjuetise per vitet ne vazhdim….”, përfundon Artan Hoxha. (K.P/Shuplaka)

Etiketa: artan hoxhadekriminalizimdeputeteKQZmandatevetting
Pas

Vuçiç për “La Repubblica”: Shqiptarët duan luftë, Kosova zjarr i rrezikshëm për Europën

Para

Denoncimi i Berishës: Shoferi i Tahirit i implikuar në grabitje dhe vrasje

Para
Denoncimi i Berishës: Shoferi i Tahirit i implikuar në grabitje dhe vrasje

Denoncimi i Berishës: Shoferi i Tahirit i implikuar në grabitje dhe vrasje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.