Avokati Zaçe Islami ka qenë i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur për reformën në drejtësi. Sipas Islamit në vendin tonë nuk mund të ketë reformë në drejtësi sepse drejtësia është e kapur nga politika.
Ai shprehet se: “Që në krye të herës kam thënë se nuk mund të bëhet reformë në drejtësi… Kush do shkarkoi kë? Janë të gjithë bashkëpunëtor të njëri-tjetrit. Është politika ajo që e ka katandisur drejtësinë kështu…”
Në lidhje me organet e reja të drejtësisë ai po ashtu shprehet skeptik si dhe shton se parregullsitë e tyre shpesh janë zbuluar nga ONM-ja. Islami thotë se: “Në KLP janë emëruar 6 veta, 4 prej tyre u vërtetuan me probleme nga ONM-ja. Kjo vërteton atë që kam thenë para 4 vitesh. Nga kanceri i drejtesisë populli njeh vetëm majën e ajzbergut… Është bërë një katraurë me KPK, KLP dhe KLGJ. Nuk mund të funksionoi në këtë gjendje.”
Sipas Islamit problemet e drejtësisë janë tepër të mëdha. Dhe nëse do të flisnim për një zgjidhje ajo do të ishte: “Për zgjidhje, së pari duhet që ata të tregojnë gjithë lidhjet familjare me qëllim që të zbulohet origjina e pasurive ku i kanë….Dhe së dyti, në Shqipëri kanë ardhur nga jashtë qindra student ekselentë të drejtësisë. Asnjë nuk është pjesë e sistemit sepse gjykatësit vendosen nga politika.Pse këta student mos të bëhen pjesë e sistemit…”
Islami bënë politikën fajtore për situatën ku ndodhemi duke thënë se: “90 % e vendimeve gjyqësore jepen me para. Janë koleget e mi që kanë X5, X6 e ML. Elona Satri u kërkonte qytetarëve për çdo kërkesë që ishin jashtë shtetit të vinin këtu, nuk pranonte as vulat e njoma. Pse? Për lekë.
Duhet një operacion rrënjësor dhe këtë mund ta bëjë politika dhe politikanët e vitit 2008 sepse këtu fillon gjithë kjo maisje. Por politikanët janë bërë krerë të kapobandave.”
Islami ndër të tjera shprehet se: “Qëllimisht është shkatrruar drejtësia, që nga jashtë shtetit. Dhe nuk bëhet fare fjalë për Sorosin sepse Sorosi ka mbërthyer komplet shtetin. Pozita dhe opozita po ashtu tallen me popullin. Është e katërta protestë që bëjnë dhe tallen me ne.”
Sipas avokatit Zaçe Islami nuk ka të djathtë në Shqipëri, por partia e punës e ndarë në dy pjesë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/307286053290393/