Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë mjaft të fortë kur është shprehur se ambasadori amerikan Donald Lu kërkon që të ikë Prokurori Adriatik Llalla pasi është në konflikt interesi me të pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.
I ftuar në ABC News Berisha ka deklaruar se Donald Lu po del jashtë funksionit të tij duke ofruar dhe emra për prokurorë.
“Lu është në konflikt interesi. Lu kërkon me çdo kushtet që Adriatik Llalla të ikë sepse e vërteta është e zezë mbi të bardhë. Llalla e ka akuzur LU-në shumë rëndë për korrupsion. Lu kërkon që të ketë një protagonizëm. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X kriminel, apo për x çështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, -deklaroi Berisha.
“Lu do duhej tu thoshte shqiptarëve që ky mashtron, nuk po thotë të vërtetën e tjerë. Lu nëse jep emra për prokurorë ai ka dalë jashtë funksionit të tij. Ai është shprehur se mund të ofrojë emra”, shtoi ai. (B.H/Faxëeb)