Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, shkruan se Kryeministri Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kanë rënë dakord për të ndarë Kosovën.
Berisha shkruan se lajmi vjen nga burime diplomatike të sigurta, dhe jo nga qytetari dixhital.
Berisha bën apel që SHBA-të dhe NATO të veprojnë dhe të hedhin poshtë çdo projekt për ndarje në Ballkan.
“Te dashur miq, burime diplomatike bejne me dije se projekti serb per ndarjen e ne ne kuadrin e nje shkembim territoresh eshte mbeshtetur plotesisht nga Edi Rama. Madje ne kete kuader, burimet diplomatike thone se se afermi eshte planifikuar nje vizite e perbashket ne Presheve Vuçiç-Rama.”-shkruan ish-Kryeministri.
Deklarata e plotë:
“Loja Rama-Vuçiç per ndarjen e Kosoves eshte loje me zjarrin ne Ballkan!
Edi Rama mbeshtet projektin atikombetar te Vuçiçit per ndarjen e Kosoves!
Te dashur miq, burime diplomatike bejne me dije se projekti serb per ndarjen e ne ne kuadrin e nje shkembim territoresh eshte mbeshtetur plotesisht nga Edi Rama. Madje ne kete kuader, burimet diplomatike thone se se afermi eshte planifikuar nje vizite e perbashket ne Presheve Vuçiç-Rama.
Te dashur miq, ky projekt perben hapin pare te madh ne kuadrin e rikthimit te Serbise se madhe. Beogradi, menjehere pas luftes, kerkoi me insistim te madh qe te zgjidhte me Tiranen problemin e aneksimit te Mitrovices se Veriut dhe shkembimit te territoreve, por hasi ne nje jo kategorike te pales tone. Nje projekt i tille, po te kemi parasysh se ne Ballkan kemi jo nje por disa Mitrovica, do te hape kutine e Pandores dhe te ndeze vatra konfliktesh me pasoja te paparashikueshme.
Me kete rast i them Edi Rames, qe perpiqet te mbuloje me akte te reja tradhetie shitjen e detit Greqise: hiq dore nga pazaret e flliqura prej apatridi ne veri te Kosoves se do te mbash pergjegjesine me te rende personale.
Ju bej thirrje SHBA dhe vendeve anetare te NATO dhe BE te hedhin poshte çdo projekt per ndarje te reja ne Ballkan pasi kjo do shenonte fillimin e nje cikli te ri konflktesh te rrezikshme ne rajon! Sb”
(F.G/Faxweb)